TAGS-AT E JAVËS

Politike19 Prill 2023, 18:47

KAS rrëzon pazaret, vendos emrin e Ilir Metës në fletën e votimit; Berisha nuk njihet askund

Shkruar nga Pamfleti

KAS rrëzon pazaret, vendos emrin e Ilir Metës në fletën e

Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve ka rrëzuar manovrat dhe pazaret e Ilir Metës dhe Sali Berishës me fletën e votimit. Sot ka pasur debate në KAS, pasi Partia e Lirisë erdhi me një propozim surprizë, duke kërkuar që në fletën e votimit të vendoset emri i Sali Berishës si kryetar i koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Ndërkohë PD nga ana e saj shprehet se këtë koalicion e drejton Partia e Lirisë dhe për këtë arsye duhet të vendoset emri i Ilir Metës si kryetar i koalicionit.

KAS pas shqyrtimit të debateve mori vendimin që në fletën e votimit të vendoset emri i Ilir Metës dhe jo i Sali Berishës.

KAS me shumicë votash vendosi: Pranimin e pjesshëm të PD sa i takon pasqyrimin e emrit të kryetarëve të partive udhëheqëse të koalicioneve “Bashkë Fitojmë” dhe “Aleanca Liberale e Djathtë” në fletën e votimit. Rrëzimin e kërkesës së PD për pasqyrimin e shkronjave nistore të partive dhe koalicioneve përbri koalicioneve përkatëse. Rrëzimin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për vendosjen e emrit të zotit Sali Berisha si drejtues i koalicionit”, thuhet në vendimin e KAS.

Pak ditë më parë u zbulua një skandal me Komisioneri Shtetëror Ilirian Celibashi, i cili krah koalicioneve nuk kishte vendosur emrin e kryetarëve të partive drejtuese. Historikisht në çdo palë zgjedhje, në fletën e votimit është vendosur emri kryetarit të partisë më të madhe të koalicionit. PD e ngriti këtë shqetësim dhe Celibashi e refuzoi duke ja lënë në dorë vetë koalicionit të vendoste nëse duhej emri i kryetarit apo jo. PL deklaroi se nuk donte emrin. Mirëpo PD ju drejtua KAS, duke kërkuar që të vendoset emri i Ilir Metës. Në momentet e fundit, anëtarë e KAS u njohën me një kërkesë nga PL dhe kërkohej prej saj që si emër kryetari të vendoset emri i Sali Berishës. Manovra duket e qartë. Me vendosjen emrit të Metës, Berisha mbetet në hije. Po ashtu demokratët demoralizohen, pasi do të duhet të votojnë Ilir Metën. Për ta shmangur këtë Berisha tentoi të vendoste emrin e tij, por skema ju rrëzua.

 

berisha meta kas

Lini një Përgjigje