
Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve është tërhequr për vendim sa i takon modelit të fletës së votimit. PD kërkon që në të vendoset emri i Ilir Metës përbri koalicionit “Bashkë Fitojmë”, ndërkohë Partia e Lirisë ka ardhur me një propozim surprizë sot, duke kërkuar të vendoset emri i Sali Berishës. Në mbledhje ka pasur debate, pasi vetë Berisha nuk figuron si kryetar partie askund.
Skema duket se është e qartë. Berisha kërkon të tërheqë votuesit demokratë pas emri të tij, pasi nëse vendoset emri i Metës mund të ketë shumë militantë që votojnë kandidatët e Alibeajt. KAS pas 20 minutash duket se do vendosë se emri i kujt do të jetë në fletën e votimit.
Lini një Përgjigje