
Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar abuzimet e qeverisë me rrugën Qukës-Qafë Plloçë, që sipas tij i “hëngri” korrupsioni.
Gjatë fjalës së tij në Maliq, Berisha tha se kjo rrugë nuk i shërben më shkurtimit të distancës për qytetarët, duke u shprehur se lotët nuk përputhen dhe dalin me 15 apo 20 metra mospërputhje me njëri-tjetrin, ku sipas tij kjo ka shtuar mundësinë për të vjedhur më shumë.
Një tjetër denoncim që bëri ish-kryeministri është edhe rruga Korçë-Kolonjë, e cila ka filluar që në vitin 2011 dhe nuk po përfundon për shkak se kjo qeveri vetëm vjedh.
“Para disa muajsh u bë bilanci. Çfarë tha kryetari i qarkut, në 8 vite në qarkun e Korçës në zonat rurale ishin ndërtuar gjithsej 57 km rrugë. Çfarë ndodh me rrugën tjetër, rrugën Qafë Plloçë-Qukës, që kishte synimin Korça me afër Tiranës. Nëse tuneli i Pogradecit shkurtoi distancën Tiranë-Shqipëri juglindore me një orë, rruga Qafë Plloçë-Qukës, do ta shkurtonte me gjysmë ore. Çfarë ka ndodhur sot? Ajo nuk e shkurtoi as 5 as 10 minuta. Pse do thoni ju, sepse rrugën e ‘hëngri’ korrupsioni. Në 2 segmentet e saj lotët dalin me 15-20 metra mospërputhje dhe detyrohen të zgjasin rrugën për të përputhur lotet. Kjo ishte si të vjedhim më shumë.
Merrni ju rrugën Korçë-Kolonjë. Ka filluar në 2011 dhe akoma nuk ka përfunduar. Vidh dhe vetëm vidh në ndërtime. Ndaj rrogat nuk rriten. Për rrugën shpenzojmë 8 herë më shumë sesa shpenzohen në BE. Unë kisha denoncuar atë kryetarin e bashkisë së Tiranës, por kjo histori paska ardhur edhe këtu në Maliq, ky e paska me tren elektrik. Këta janë të paskrupullt, këta i konsiderojnë qytetarët si drunj që mund t’i thuash çfarë të duash”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje