
Rama mbyll derën për disa, hap për të tjerë; ja emërimet në institucione
Kryeministri Edi Rama ka vijuar me “qokat” e emërimeve. Në mbledhjen e sotme janë marrë disa vendime të rëndësishme për plotësimin e vendeve vakante në institucione.
Një ditë më parë, “Pamfleti” denoncoi se si po mbahen peng dy vakanca në Bankën e Shqipërisë. Në Këshillin Mbikëqyrës u mbaruan mandatet 6 anëtarëve, por 4 vakanca u plotësuan. Nga qeveria u propozuan Ervin Mete dhe Jonida Prifti dhe nga Kuvendi Selami Xhepa dhe Holta Zaçaj.
Të 4 emrat janë votuar në Kuvend, ndërsa dy vakanca mbetën bosh. Sot qeveria ka propozuar emrin e tretë, që është Olta Rushaj. Me këtë emërim duket se qeveria i mbyll derën Ridvan Bodes, të cilit i mbaroi mandati dhe priste një tjetër riemërim. Ndërkohë një emër tjetër që flitej ishte Suela Popa, gruaja e Vangjel Tavos, kryebashkiakut të Vlorës. Vetë Kuvendi, si emër të fundit ka propozuar Matilda Shehun. Pra duket se Boden dhe Popën, Rama i ka lënë jashtë.
Ndërkohë Rama ka emëruar Diana Dervishin si anëtare të Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP). Ajo është bashkëshortja e Besnik Dervishit, ish-deputet dhe ministër i PS, e aktualisht Komisioner për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Prej muajit tetor 2005 e deri më 21 korrik 2023, Diana Dervishi ishte në postin e lartë shtetëror, Sekretare e Përgjithshme e Autoritetit të Konkurrencës, e emëruar me urdhër të Sali Berishës 1 muaj pasi erdhi në pushtet. Më 22 korrik 2023, brenda 24 orësh pas largimit nga ajo detyrë, Diana Dervishi u emërua në kabinetin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani, fillimisht me detyrë këshilltare e më pas kryekëshilltare e tij. Tani është emëruar në AKEP.
Po sot Rama ka emëruar ish-nënkryetaren e Bashkisë Tiranë, Anisa Ruseti, zëvendësministre e Punëve të Brendshme.
Kane vdekur ILDKPI dhe SPAK te hetoje pasurine e ketyre dy hajduteve qe i ngeli vetingu se nuk justifikonin pasurine, me aq sa kishin deklaruar vet