TAGS-AT E JAVËS

Ekonomi18 Mars 2026, 11:13

Për kë po i ruan Edi Rama 2 vende vakante në Bordin e Bankës së Shtetit?

Shkruar nga Pamfleti
Për kë po i ruan Edi Rama 2 vende vakante në Bordin e Bankës
Banka e Shtetit /

6 muaj vonesë dhe shkelje e ligjit; kryeministri dhe Niko Peleshi propozuan vetëm 4 nga 6 anëtarët, ndërsa prapa skenës po bëhet gati pazari për mandatin e dytë...

Sipas nenit 44 të Ligjit "Për Bankën e Shqipërisë", 6 anëtarëve që u mbaroi mandati duhej të ishin zëvendësuar në datën 18 dhjetor 2025, ndërsa kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, nuk e zbatuan ligjin, duke filluar procedurat e përzgjedhjes në muajin shkurt 2026.

Më 20 shkurt, ata paraqitën kandidaturat vetëm për 4 anëtarë të rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, ndërsa 2 vende i kanë lënë vakante, duke mos i propozuar kandidatura parlamentit.

Sipas ligjit, kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, duhej të propozonin nga 3 kandidatura, por propozuan nga 2 kandidatura, duke e lënë këshillin me 7 anëtarë.

Për kë po i mbajnë Rama e Peleshi 2 vendet vakante dhe pse nuk po i plotësojnë?

Ish-ministri i Financave, Ridvan Bode, dhe ish-drejtoresha e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor Rural, Suela Popa, bashkëshortja e Vangjel Tavos, ishin dy anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës që plotësuan nga 1 mandat dhe sipas ligjit kishin të drejtën për të kërkuar mandatin e dytë.

Në nëntor 2018, për mandatin e parë, ata u propozuan nga kryeministri Edi Rama në emër të qeverisë, ndërsa për mandatin e dytë, në muajin shkurt 2026, nuk i propozoi përsëri, por ka lënë hapur mundësinë për njërin prej tyre.

Pra, Edi Rama është ende në dilemë nëse për mandatin e dytë në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë do të propozojë Ridvan Bode, njeriun e Sali Berishës, apo Suela Popën, gruan e Vangjel Tavos.

Formalisht, kompetencën për vendin tjetër e ka Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, por as ky nuk ka propozuar kandidatin tjetër, ndërsa në procedurën e parë futi si kandidate edhe Frosela Filon, gruan e kryebashkiakut të Korçës, Sotiraq Filo, por ajo dha dorëheqje ditën e dëgjesës në komisionin parlamentar.

Pavarësisht se një nga vendet është kompetencë e Niko Peleshit dhe do ta firmosë e propozojë ky, nuk ka dyshim se emrin do ta caktojë Edi Rama./Pamfleti

 

bordi i bankës 2 vende vakante edi rama

1 Komente

  1. T
    Tony

    C'lidhje ka Banka e Shtetit o kurva te politikes me financat e parate? Deri ketu ka shkuar korrupsioni shteteror ne Shqiperi!? Banka eshte Institucion i pamvarur nga politika e shtetit. Financat e paraja nuk njohin politike por vetem llogari reale. E gjithe bota po kethehet ne bote fashiste-naziste, Hitlerianet moderne po e sundojne me te gjitha format e sundimit. Mjer femijet tane ne cfare kamp perqendrimi do perfundojne.

    Lini një Përgjigje