Familja e Kryekomisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi, është rast tipik i nepotizmit dhe kapjes e “mjeljes” së pushtetit ekzekutiv e drejtësisë, me poste të larta dhe tenderë e pazare duke shfrytëzuar detyrat.
Besniku i punëve të pista, 26 vite nëpër kolltuqe pushteti
Qysh prej muajit korrik, Besnik Dervishi është Kryekomisioner i të Dhënave Personale, ku do qëndrojë deri në korrik 2029, ndërsa KLSH ka konstatuar vjedhje fondesh me tenderë dhe shtesa pagash nga 200–400 mijë lekë në muaj për vete dhe vartësit, sikur janë me grada shkencore.
Futja e tij në qeveri ka nisur në muajin mars 1999, me detyrën Drejtor Juridik i Ministrisë së Punëve Publike dhe Transportit, ku qëndroi deri në shtator 2000, i skeduar për shumë afera.

Nga muaji shtator 2000 deri në mars 2002, Besniku i partisë ishte Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Transport-Telekomunikacionit dhe anëtar i Bordit të Trajnimit të Administratës.
Nga muaji prill 2002 deri në korrik 2002 ishte Zv/ministër i Ekonomisë, ndërsa deri në dhjetor 2003 ishte Ministër i Territorit dhe Turizmit; periudhë kur ka bërë batërdinë me tokat në bregdetin Ksamil–Velipojë dhe trojet në Tiranë, abuzime të cilat i vazhdoi edhe gjatë periudhës janar 2004–janar 2005 kur ishte Prefekt i Tiranës e më pas këshilltar i Fatos Nanos për pronat.
Për shërbime në grabitjen e pasurive shtetërore e private si ministër e prefekt, në vitin 2005 u bë deputet i PS-së deri në shtator 2009; pastaj shkoi pedagog juridiku në një universitet privat (“Justiniani I”), duke u tërhequr e gëzuar pasuritë dhe milionat e vjedhura.
Në tetor 2013, Edi Rama e emëroi Prefekt në Vlorë, ku vazhdoi marifetet me tokat Vlorë–Ksamil, duke dhënë tapi false për tokat shtetërore e private, të konstatuara nga KLSH dhe Anti-krimi.
Në këtë detyrë qëndroi deri në prill 2014 sa “qepi” shumë dosje tokash; dhe menjëherë Edi Rama e bëri Kryekomisioner për të Dhënat Personale, ku vazhdon detyrën prej 11 vitesh, ndërsa prej vitit 2016 është dhe ekspert i trajnimit të studentëve të Shkollës së Magjistraturës.
Gruaja, Diana Dervishi: pas 18 vitesh pazare te Konkurrenca, këshilltare në ILD
Rasti i Diana Dervishit dëshmon se zyrtarë të lartë shteti që duhej të ishin në burg, ose minimalisht jashtë administratës publike, emërohen në institucionet e larta të drejtësisë së re.
Gjatë 18 viteve 2005–2023, Diana e famshme ishte Sekretare e Përgjithshme e Autoritetit të Konkurrencës, dosja e të cilës, hartuar nga SHISH dhe Anti-krimi, ka brenda pazaret me monopolistët dhe koncesionarët e energjisë, karbunteve, bankave, ushqimeve, ilaçeve, pesticideve dhe transfertat e kapitaleve të kompanive offshore.

Në korrik 2023, pas mbushjes së thasëve me miliona, Diana e partisë u emërua Këshilltare në Inspektoratin e Lartë të Drejtësisë, institucion që merr dhe heton zyrtarët e KLGJ, KLP, SPAK, Gjykatës së Posaçme, Gjykatës së Lartë, Prokurorisë së Përgjithshme dhe gjyqtarët e prokurorët.
Dervishët e partisë, “mjelje” pushteti edhe nëpërmjet djalit, vajzës e nipit
Djali, Daniel Dervishi, është punësuar në kompaninë private “TOK Digital Agency Sh.p.k.”, të cilës deri më tani babai Besnik Dervishi ka dhënë 82 milionë lekë tenderë; por i biri deklaron se prindërit i kanë dhuruar 80 mijë euro cash dhe një vilë 189.92 m², po me vlerë 80 mijë euro.

Vajza, Persi Dervishi, është punësuar te Komisioneri i Mbikëqyrjes së Shërbimit Civil, ku sipas deklarimit në ILDKPI qenka me pagë mujore 7.8 milionë lekë; ndërsa nga ky institucion janë dhënë miliona lekë kompanisë ku punon i vëllai.
Nipi, Andi Mazi, është i punësuar si specialist analize dhe koordinimi në Kabinetin e kryeministrit Edi Rama, ndërsa Besnik Dervishi i ka dhënë miliona lekë tenderë nëpërmjet kompanisë “Legal Cert Sh.p.k.”, ku ai është ortak./Pamleti
Shteti ka rënë. Kush e rrëzoji? Këta çekiçët e parisë së Tiranës që hapin vrima në kasafortën e shtetit. Një vrimë ky, një vrimë tjetri,një vrimë çekiçët e tjerë. Kasaforta ngeli bosh. Hetim pasuror për gjithë çekiçët e administratës publike dhe vendore. Konfiksim pasurije.
Verifikimi i pasurive per te gjithe zyrtaret e ish zyrtaret pa dallim partish politike eshte domosdoshmeri per te arritur barazine para ligjit dhe vendosjen ne start te barabarte. Sepse ka ndodhur qe per tre dekada pjesa dermuese e shqiptareve ka mbetur trok e cop pa e merituar kurse pushtat shtetar me gjithe sejmenet e tyre kane mbush thaset me paret e taksapagusve te ngrate. Ky kokecekiçi Dervishi me te tijte eshte me i fundit i denoncuar por sa ka te tjere qe vazhdojne te grabisin e vjedhin pa iu dridhur qerpiku. Sado te perfshihet SPAK nuk mund tja dale, nuk mund ta perballoj i vetem baterdine. Duhet nje strukture e vecante qe te meret veç me hajnine e zyrtareve pasurite e pajustifikume te te cileve duhet te konfiskohen pa asnje dridhje qerpiku.
Po te vjen momenti Besnik me ne fund. Vjedhjet masive po te vine te te zene frymemarrjen. Po fillon te mekesh ngadale. Gjaku i njerezve te mire do te te mbyse. Ke bere shume gjynahe Beskar. Une jam rruges per te ti. Do vi pandehur atehere kur ti ndihesh me i sigurte, me i paprekshem. Nuk ke ku te fshiihesh. Toka do te te kthehet ne hi poshte kembeve, trupi do te te rendohet e gjunjet nuk do te te mbajne dot kur te me shohesh mua si hije qe te afrohem perballe, perballe Baskar se une nuk jam burracak si ty qe u mer pronat, gjakun njerezve te pafuqishem pas shpine, atyre njerezve qe nuk mund te mbrohen nga padrejtesite a plehrave si ty. Por ti mos ki merak, ti nuk do e areish te gezosh gjakun e te pafajshmeve. Shihemi shume shpejt.
Sa të jetë Pallë Gjati në pushtet veç kësisoj vjedhjesh do dëgjoni. Duhen shkulur nga rrënjet këta monstra por populli është lodhur, më të shumtit në atë botë dhe nëpër botë, këta qelbësirat e Palloshit po e vrasin Shqipërinë.
Verifikim pasurije..... Sigurishte jane objekt per Spak.
Verifikim pasurie