TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Nëntor 2025, 12:23

9 muaj në izolim, Erion Veliaj kërkesë Gjykatës së Posaçme

Shkruar nga Pamfleti
9 muaj në izolim, Erion Veliaj kërkesë Gjykatës së
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i ka paraqitur Gjykatës së Posaçme një kërkesë zyrtare, ku kërkon t’i garantohet e drejta kushtetuese për t’u njohur realisht dhe efektivisht me aktet e dosjes ndaj tij.

Prej më shumë se 9 muajsh në paraburgim, Veliaj nuk është lejuar të lexojë asnjë faqe të dosjes, pasi:

– USB-ja e dorëzuar avokatëve nuk mund të përdoret në kushtet e sigurisë së burgut;

– gjykata nuk i ka vënë në dispozicion një kopje fizike të materialeve;

– aktet e depozituara në gjykatë nuk përputhen me ato të dorëzuara në USB nga prokuroria.

Sipas kërkesës së Veliajt, kjo përbën një cenim të rëndë të së drejtës për mbrojtje efektive dhe një shkelje të drejtpërdrejtë të nenit 31 të Kushtetutës dhe nenit 6 të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Veliaj kërkon vetëm dy elementë bazë për të ushtruar mbrojtjen e tij, një kopje fizike të dosjes, që ai të mund ta lexojë vetë dhe kohë të mjaftueshme për të përgatitur mbrojtjen.
Në kërkesë theksohet se vazhdimi i procedurës pa garantuar këtë të drejtë elementare e bën të pavlefshëm çdo hap të mëtejshëm dhe e shndërron procesin në një formalitet që cenon drejtësinë. Publikimi i kësaj kërkese bëhet në funksion të transparencës publike, për të treguar se një nga çështjet më të rëndësishme të drejtësisë shqiptare po zhvillohet pa respektuar standardet minimale të procesit të rregullt ligjor evropian.

9 muaj në izolim erion veliaj kërkesë gjykatës së posaçme

2 Komente

  1. Q
    Q.P.

    Hahahahah,me një fjalë,duhet të marrë një dëmshpërblim të majmë,se është arrestuar gabimisht dmth.?!

    1. L
      Lina

      Gabimish eshte arrestuar. Erin Velia.

      Lini një Përgjigje