
Zjarri i rënë në një banesë në zonën e Astirit në Tiranë ka shkaktuar momente paniku tek banorët. Një familje ku ka fëmijë të vegjël, ka rrezikuar seriozisht jetën.
Siç shihet nga pamjet, forcat e shërbimit zjarrfikës kanë hyrë përmes ballkonit dhe kanë nxjerrë prej aty me shkallë një fëmijë të mitur.
Një apartament në kati ne tretë të një pallati u përfshi nga flakët mesditën e sotme tek rrethrrotullimi i Astirit, ndërsa përhapja e tyre rrezikon edhe banesa të tjera. Ndërkohë, tymi ka pushtuar zonën.
Mësohet se si pasojë e flakëve ka vetëm dëme materiale ndërsa forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes.
Lini një Përgjigje