
Ervin Salianji i ka shpallur “luftë” Sali Berishës, teksa ka pranuar hapur synimin e tij për të garuar për postin e kreut të PD.
"Lufta" në PD sapo ka filluar. Demokrati Ervin Salianji ka pranuar për herë të parë se do garojë përballë Sali Berishës në garën për kreun e PD në zgjedhjet e 23 majit. Salianji tha se ka marrë këtë vendim, edhe pse në PD nuk ka procedurë të përcaktuar qartë, por ka vetëm datë zgjedhjesh.
"Po do të jem në garë për kryetar të Partisë Demokratiek në 23 maj. Pavarësisht se kur ka zgjedhje e dini, publikohen 6 muaj para listat zgjedhore dhe jepet mundësi e barabartë, sot në PD nuk ka procedurë të përcaktuar qartë, por ka vetëm datë zgjedhjesh. Ajo që e përcakton dhe ndan se kë mbështet shumica, përcaktohet nëpërmjet votës, pavarësisht se politika në përgjithësi duhet të mbahet si domain, apo territor ku fjala e mbajtur përcakton politikanët. Berisha në 2022 kur u rikthye, ka thënë do ta mundë Ramën, nuk mi vjedh zgjedhjet, do të fitoj zgjedhjet lokale e me rradhë. Të gjitha nuk kanë ndodhur”, deklaroi Salianji.
I pyetur për deklaratat e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, i cili e quajti të "vetë-përjashtuar", ai tha se nuk e merr seriozisht dhe se është anëtar i kryesisë së PD, ndaj mund të kandidojë normalisht.
“E merr seriozisht atë ti? Bëj pyetje serioze. Jam anëtar i kryesisë, “heroi” apo martiri i fjalës së lirë, për shkak të sakrificës, betejave. Do të ishte më e ndershme të thoshte, nuk do të ketë zgjedhje në PD, pasi kjo është parti monarkike. Nuk ma përcakton dot ai", tha Salianji në TPZ.
Kjo deklaratë vjen pasi Partia Demokratike ka përjashtuar përfundimisht Ervin Salianjin nga gara për kryetar, duke mos i dhënë mundësinë të kandidojë përballë Sali Berishës.
Sipas qëndrimit zyrtar të selisë blu, Salianji nuk rezulton më pjesë e anëtarësisë së partisë, çka e bën të pamundur kandidimin e tij.
“Salianji nuk mund të kandidojë, nuk është më anëtar i PD”, thuhet në përgjigjen e sekretarit të përgjithshëm të partisë Flamur Noka.
Përjashtimi i Salianjit lidhet me kriteret e reja të miratuara nga partia gjatë procesit të rifreskimit të anëtarësisë, ku përjashtohen ata që kanë vepruar kundër interesave të PD-së ose kanë mbajtur qëndrime në kundërshtim me vijën politike të saj.
Vetem PD, nuk eshte kjo. NOCKA ZAGARI, ka autoritet nga SALI< plera
PDTE MBLEDH MENDJEN NUK KA PERJASHTIME PO KA AFRIME SA ME SHUME VOTA E SALJANIT I DUHET PD SE NUK ESHTE VETEM VOTA E SALJANIT PO JAN SHUME VOTA QE I IKIN PD DHE KESHTU ESHTE QARI I RAMOVICIT NE QOFT SE BERISHA KA BER MARVESHJE ME RAMEN KJO NUK I PERKET INTERESAT E PD DHE KOMBIT SA ME SHUME KANDIDAT AQ ME MIRE