Mirela Kumbaro, një nga figurat më jetëgjata në kabinetet e Edi Ramës, numëron 11 vite në qeveri, ndërsa deklaratat e saj për “skuadrën” dhe rolin e kryeministrit shoqërohen me një listë të gjatë pasurish të deklaruara ndër vite.
Mirela Kumbaro është ministrja më jetëgjatë në kabinetin e Edi Ramës. Që prej vitit 2013 ajo ka qenë pjesë e qeverisë, përveç një shkëputjeje të shkurtër në vitin 2019. Në 2013 ajo u emërua ministre e Kulturës, post që e mbajti për 6 vite. Në 2019 u largua nga qeveria, për t’u kthyer në 2021 si ministre e Turizmit, post që e mbajti deri në 2025, ku edhe u emërua më pas ministre e Arsimit.
Sot, pas mbledhjes së qeverisë, gazetarët i bënë një pyetje provokuese Kumbaros mbi këtë gjë: "Pas kryeministrit Rama, ju jeni ministrja më afatgjatë në këto katër mandate. A mund të na thoni cilat janë rezultatet që justifikojnë këtë vazhdimësi tuajën në kabinetet e zotit Rama?"
Por Kumbaro duket se tregoi arsyen se përse ka 11 vite në qeveri, pasi sipas saj të gjithë janë kalimtarë, vetëm Edi Rama është i “pavdekshëm”.
“Rezultatet janë ato që maten dhe vlerësohen çdo 4 vjet, qoftë nëpërmjet votës, qoftë përmes vlerësimit dhe analizave që bëjmë si skuadër e mazhorancës. Asnjë ministër nuk është aty sepse është vetë, por sepse jemi pjesë e një skuadre. Si në çdo skuadër rolet ndërrohen, lëvizin me detyra të caktuara, që nga deputeti, drejtuesi politik, që nga ministri apo pjesëmarrja në komisione parlamentare. Është pjesë e një skuadre, pjesë e një filozofie. Nuk është ministri që qëndron, por mazhoranca dhe lidershipi i Edi Ramës. Ne jemi pjesë e një skuadre dhe bashkëpunojmë në role dhe detyra të caktuara”, tha ajo.
Mirëpo pushteti nuk ka qenë edhe aq i keq për Mirelën. Më poshtë po rendisim disa prej pronave që ajo ka deklaruar nga viti 2014 deri në 2023. Mund të themi pa frikë se Kumbaro ka deklaruar afro 10 apartamente, për të mos folur më pas për llogaritë bankare:
-Apartament me sipërfaqe 128 m2 të blerë në 1998 me vlerë 47 500 dollarë.
-Apartament me sipërfaqe 95.1 m2 të blerë në 1994 me vlerë 2 450 000 lekë.
-Apartament i ndërtuar në 1999, me vlerë 3 400 000 lekë.
-Apartament me sipërfaqe 108.61 m2, të blerë në vitin 2002 me vlerë 44 000 dollarë.
-Apartament me sipërfaqe 87.8 m2 në Sarandë, të blerë në 2011 me vlerë 60 598 euro.
-Bashkëshortët, depozitë bankare me pjesë takuese 50% secili, me gjendje 19 879 euro.
-Llogari personale në një bankë të nivelit të dytë, me pjesë takuese 50%, me gjendje 3 296 euro.
-Llogari personale në një bankë në Paris, me pjesë takuese 50%, me gjendje 13 242 euro.
-Depozitë personale në një bankë në Paris, me pjesë takuese 50%, me gjendje 22 359 euro.
-Bashkëshortët, llogari bankare me pjesë takuese 50% secili, me gjendje 9 580 euro.
-Bashkëshortët, depozitë bankare me pjesë takuese 50% secili, me gjendje 4 730 euro.
-Bashkëshortët, depozitë bankare me pjesë takuese 50% secili, me gjendje 10 000 euro.
-Bashkëshortët, depozitë bankare me pjesë takuese 50% secili, me gjendje 4 730 euro.
-Bashkëshortët, llogari bankare me pjesë takuese 50% secili, me gjendje 3 222 euro.
-Bashkëshortët, depozitë bankare me pjesë takuese 50% secili, me gjendje 20 000 euro.
-Bashkëshortët, depozitë bankare me pjesë takuese 50% secili, me gjendje 5 500 000 lekë.
-Gjendja e llogarisë në një bankë të nivelit të dytë, e pakësuar me 4 757 euro, me destinacion shpenzime jetese dhe shkollimi të së bijës.
-Bashkëshortët, shtuar me 2 773 500 lekë llogarinë bankare të përbashkët me pjesë takuese 50% secili.
-Bashkëshortët, shtesë me 2 293 821 lekë në llogarinë bankare të përbashkët me pjesë takuese 50% secili.
-Apartament, 125 mijë euro.
-Apartament, 95 m2, dhuruar vajzës.
-Apartament, 89.30 m2, dhuruar.
-Llogari bankare, 3,174,412.00 ALL.
-Depozitë, 15,000,000.00 ALL.
-Burri, apartament 200 mijë euro.
-Burri, apartament, vlera 1,385,560.00 ALL.
-Burri, llogari 4,000,000.00 ALL. /Pamfleti
Kjo është pasurija pjesa e dukshme e lukunisë. Pjesa e padukshme fshihet në parajsat fiskale. Te firmat dhe kompanitë që i ka dorovitur me leje, me prona, me konçensione , në shkelje të ligjit, i ka të rezervuara atje. "Motra i ke këtu, meri kur të dush".
ASNJE NGA QELBESIRAT LEPIRES MINISTRA NUK ZGJIDHET PA DHEN PROVA SE JANE LEGENA, HAJDUTE, SPIUNE, LEPIRES, KAMIKAZE DHE ME TE KALUAR TE PISET NJEREZ PA KARAKTER QE KANE QELLIM DUKJEN DHE LEKET
Aoartamenret qe permendendente blera jane para 2011. Para se te behej ministre