Kolegji i Gjykatës Kushtetuese ka vendosur të kalojë për shqyrtim në seancë plenare çështjen e zgjedhjes së Avokatit të Popullit, Endri Shabani.
Ankimi është paraqitur nga deputetët e Partisë Demokratike, të cilët kundërshtojnë zgjedhjen e tij më 11 dhjetor, kur Shabani u votua me 85 vota pro.
Në seancën plenare, Partia Demokratike dhe Kuvendi do të paraqesin argumentet e tyre përpara trupës së përbërë nga tetë gjyqtarë.
Sipas PD-së, procedura parlamentare për zgjedhjen e Shabanit ka qenë antikushtetuese, ndërsa pretendohet gjithashtu se ai ndodhet në papajtueshmëri me funksionin e Avokatit të Popullit.
Debati nisi pasi demokratët tërhoqën firmat për të gjithë kandidatët, përfshirë edhe Endri Shabanin, duke deklaruar se ai nuk gëzonte më mbështetjen e tyre. Pavarësisht kësaj, shumica socialiste vijoi me procedurën dhe e miratoi në seancë plenare.
Lini një Përgjigje