TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Shkurt 2024, 14:06

Diana Dervishi, pas 18 vitesh “dhelpra” e pazareve te Konkurrenca; emërohet Krye-këshilltare në ILD

Shkruar nga Pamfleti
Diana Dervishi, pas 18 vitesh “dhelpra” e pazareve te Konkurrenca;
Besnik dhe Diana Dervishi /

Ky rast, tregon se zyrtarë të lartë, të zhytur në korrupsion e me dosje penale, që duhet të jenë në burg, ose minimalisht jashtë administratës shtetërore, po emërohen në kupolën e drejtësisë së re...

Rasti i Diana Dervishit, bashkëshortes së Besnik Dervishit, ish-deputet dhe ministër i PS e aktualisht Komisioner për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, dëshmon se zyrtarë të lartë shteti që duhen të jenë në burg, ose minimalisht jashtë administratës shtetërore, emërohen në institucionet e larta të drejtësisë së re.

Gjatë 18 viteve, prej muajit tetor 2005 e deri më 21 korrik 2023, Diana Dervishi bashkëshorte e deputetit dhe ministrit të PS, ishte në postin e lartë shtetëror Sekretare e Përgjithshme e Autoritetit të Konkurrencës, e emëruar me urdhër të Sali Berishës 1 muaj pasi erdhi në pushtet.

Më 22 korrik 2023, brenda 24 orësh pas largimit nga ajo detyrë, Diana Dervishi u emërua në Kabinetin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani, fillimisht me detyrë Këshilltare e prej 3 muajsh Krye-këshilltare e tij.

Diana Dervishi, pas 18 vitesh “dhelpra” e pazareve te Konkurrenca;

Në këtë detyrë, “dhelpra” e korrupsionit Daian Dervishi, prej 18 vitesh deri në muajin korrik 2023, ka bërë pazare me monopolistët për koncesionet dhe çmimet e larta të ilaçeve, vajit, miellit, bulmetrave e krejt ushqimeve, detergjenteve dhe pesticideve të fermerëve etj., etj.

Ndërsa tani është krye-këshilltare, në kupolën e drejtësisë së re të quajtur Inspektorati i Lartë i Drejtësisë; institucioni që merr ankesa dhe heton zyrtarët e KLGJ, KLP, SPAK e Gjykatës së Posaçme, të Gjykatës së Lartë, Prokurorisë së Përgjithshme dhe gjyqtarë e prokurorë të rretheve.

Për këto hetime, drejtuesi i Inspektoratit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani, këshillohet nga Diana Dervishi, ish drejtuese e Autoritetit të Konkurrencës prej 18 vitesh; skeduar me shumë denoncime në prokurori, për pazaret e pista që bënte me kompanitë monopoliste në dëm të financave e shëndetit të qytetarëve./Pamfleti

diana dervishi kryekëshilltare ild pazaret te konkurrenca

Lini një Përgjigje