TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Shkurt 2024, 11:49

PS i rrëzoi amendamentin 50 mln $, revoltohet Basha: E pafalshme, po fshihen pas ombrellës së NATO-s

Shkruar nga Pamfleti
PS i rrëzoi amendamentin 50 mln $, revoltohet Basha: E pafalshme, po
Lulzim Basha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar për mediat pas rrëzimit me 75 vota kundër të amendamentit të tij ku kërkoi që 50 milionë dollarë nga buxheti i shtetit të shkonin për mbrojtjen e sigurisë së Kosovës.

“Dita e sotme ka një monotoni dhe një të re. Monotonia i intereson Edi Ramës. Nuk pati asnjë akt të opozitës për t’i kërkuar llogari Edi Ramës dhe qeverisë. Ky teatër do të ishte i pamundur nëse deputetët e opozitës do të vinin interesat e qytetarëve në plan të parë.

Sot është miratuar një dokument që quhet strategjia e sigurisë kombëtare. Strategjia duhej ti nënshtrohej një debati politik e publik. E pafalshme që një vend i NATO të zvarritet me dokumente burokratikë.

Nuk dua të bëj Kasandrën, por nuk ka detyrë të madhe për një përfaqësues politik të vendit të përgatitet për më të keqen kur e keqja është shfaqur në horizont. Nuk ka papërgjegjshmëri më të madhe se sa të fshihesh pas ombrellës së NATO-s dhe të mos bësh atë që të takon.

A përbën kërcënim për sigurinë e Shqipërisë minimi dhe sabotimi i integritetit territorial të Kosovës, si ato në Banjskë? Është e pafalshme që kjo pyetje vetëm 6 muaj pas sulmit në Banjskë nuk shtrohet. A përbën rrezik për sigurinë kombëtare te Shqipërisë dobësimi i aftësive mbrojtëse të strukturave mbrojtëse të Kosovës? A ka në dorë Shqipëria të bëjë diçka për ti ardhur në ndihmë Kosovës? A duhet të bëjmë diçka që Kosova të marrë sinjalin që Shqipëria nuk po fërkohen duart, por po kontribuon.”,-tha Lulzim Basha.

 

ps i rrëzoi amendamentin 50 mln $ basha

Lini një Përgjigje