TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Shkurt 2024, 10:49

Kaosi në Kuvend, Gazment Bardhi 'kërcënon' Nikollën: Hiq dorë nga veprimet e paligjshme

Shkruar nga Pamfleti
Kaosi në Kuvend, Gazment Bardhi 'kërcënon'
Gazment Bardhi

Pas përfundimit të seancës plenare, kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi i bëri thirrje Lindita Nikollës që të heqë dorë nga ato që ai i cilëson veprime të paligjshme.

Ai gjithashtu pati edhe një mesazh ironizues për deputetët e Lulzim Bashës.

“Edhe sot e patë se me urdhër të paligjshëm, pjesa dërrmuese e opozitës nuk u lejuan që të futen në sallë. Përsëri grupi parlamentar i PD vijoi aksionin për t’i sqaruar shqiptarëve se ky nuk është kuvendi normal. I bëj apel Nikollën, që të shoh kërkesën për komisionet dhe të heqë dorë nga arroganca dhe masat, përmes përjashtimeve masive. Unë u përjashtova nga Kuvendi se nuk u lejova që të futem në seancën plenare. I kërkova llogari kryetares për pengesën që mu bë. Keqardhje për disa kolegë opozitarë që iu bindën maxhorancës dhe shkuan 1 orë para në Kuvend”, tha ai.

Seanca plenare e kësaj të enjteje është shoqëruar me tensione dhe debate mes deputetëve të Rithemelimit dhe maxhorancës.

Ligjvënësit nga radhët e opozitës bllokuan foltoren e Kuvendit dhe përdorën zhurmues për të ndaluar mbarëvajtjen e një seance normale.Kryetarja e Kuvendit kaloi direkt në votimin e projektligjeve të planifikuara në rendin e ditës të punimeve të Kuvendit.

Me propozim të kreut të grupit parlamentar të PS Bledi Çuç u hoq nga rendi i ditës projektligji për lojërat e fatit.

Deputetët e PS rrëzuan dhe amendamentin e sigurisë që parashikonte ndihmë financiare prej 50 milionë dollarë për Kosovën, i propozuar në Kuvend nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Teksa parlamenti po votonte projektligjet, deputeti i PD-së dogji Edi Paloka dogji rregulloren e Kuvendit.

 

gazment bardhi lindita nikolla

Lini një Përgjigje