TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Shkurt 2024, 10:46

Sherr mes demokratëve në Kuvend, deputeti i PD-së debat me Alibeajn; i drejtohet me gisht dhe i shkon te karrigia duke bërtitur

Shkruar nga Pamfleti

Sherr mes demokratëve në Kuvend, deputeti i PD-së debat me

Deputeti i Rithemelimit Petrit Doda ka shkuar me nerva aty pranë Alibeajt, duke i drejtuar gishtin dhe duke i bërtitur.

Seanca plenare ditën e sotme nisi dhe përfundoi me tensione.

Ndërkohë që deputetët e opozitës ndodheshin në foltore, Alibeaj ishte i ulur në vendin e tij dhe dukej mjaft i qetë. Deputeti i Rithemelimit Petrit Doda ka shkuar me nerva aty pranë Alibeajt, duke i drejtuar gishtin dhe duke i bërtitur.

Ai i kërkon që të mos rrijë aty, por të afrohej tek foltorja. Ndërkohë që Alibeaj vazhdon të ruajë qetësinë me duart e kryqëzuara, ndërsa një person nga garda e largon Dodën.

Seanca e sotme i ngjan atyre të kaluara, pasi u mbajt mes kaosit dhe tensioneve. Deputetët opozitarë i ranë pa pushim zhurmuesve.

 

Lini një Përgjigje