TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Shkurt 2024, 11:15

Goditi me vezë makinat e socialistëve, paralajmëron Noka: Pas 20 shkurtit do shogim një opozitë tjetër

Shkruar nga Pamfleti

Goditi me vezë makinat e socialistëve, paralajmëron Noka: Pas 20

Deputeti demokrat Flamur Noka është shprehur se ata që qëndrojnë në pushtet do gjuhen me vezë e domate kudo që do shihen.

Ai i bën thirrje qytetarëve që të bëjnë të njëjtën gjë. Sipas Nokës tani do ketë një mosbindjecivile dhe kjo është rruga e vetme drejt kësaj qeverie.

“Nikolla doli me ambulancë. Ky është Kuvendi që të përjashtosh gjithë opozitën. Të kërkosh që të heshtin dhe mos të reagojnë. A ka parlament tjetër që ndodh kjo gjë?

A ka vend që opozita kërkohet me çdo kusht që të burgohet? A mund të na thotë dikush se çfarë i ka ngelur opozitës. Jo vezët, dhe domatet, po asnjë nga qeveria, Linda e parlamentit s’do të gjejnë paqe më.

Do të kenë vetëm domate dhe në shtëpitë e tyre. Ka kaluar çdo limit ku demokracia mund të pranojë. Tani e mbrapa është mosbindja civile kudo që t’i shohim. Ku t’i shohin ti përbaltin dhe ti përbuzin”, tha Noka.

Nër të tjera, Noka tha se opozita sapo ka dhënë shenjën e parë të reagimit dhe se më 20 shkurt, populli opozitar i këtij vendi do të ngrihet.

Noka tha se pas 20 shkurtit, do të shohim një opozitë tjetër.

“Shqiptarët nuk ulin më kokën dhe do t’i përndjekin kudo që do i shohin. Të jeni të sigurt se Flamur Noka ka një gjë, sa më shumë të jetë represiv regjimi, aq më shumë Flamur Noka ngrihet dhe vepron. Opozita vetëm sapo ka dhënë shenjën e parë të reagimit. 5 shkurti ishte një shenjë ndaj narkoregjimit që të frenojë, nuk e bëri, tani më 20 shkurt populli opozitar i këtij vendi do të ngrihet.

Ne do ta mbajmë aksionin në çdo formë dhe mënyrë, pas 20 shkurtit do shihni një fazë tjetër të opozitës në raport me Parlamentin dhe narkoregjimin”, u shpreh Noka.

 

noka 20 shkurt vez socialiste

Lini një Përgjigje