TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Shkurt 2025, 11:58

Veliaj në paraburgim, Rama shoqëron kryetaren e deleguar në aktivitetet e Bashkisë

Shkruar nga Pamfleti

Veliaj në paraburgim, Rama shoqëron kryetaren e deleguar në

Kryeministri Edi Rama mori pjesë në aktivitetin rijetëzimi i “Sheshit Nënë Tereza”. Teksa kryetari i bashkisë Erion Veliaj ndodhet në paraburgim, Rama shoqërio nënkryetaren e deleguar në aktivitet.

“Kemi menduar një vepër të ngjashme me atë të Venecias, kemi ideuar, nga arkitektët, duart e Nënë Terezës në mes të sheshit këtu, sikurse ajo e Venecias, që mban duart hapur, por këtë herë më të mëdha.

Tirana tani është bërë vendi ku po ndodh pa shumë bujë gjithçka, por që është e ngjashme me atë që ndodhi në Nju Jork në vitet '30. Me një rrjet të gjerë arkitektësh të njohur në bot, madje dhe me nobel të arkitekturës, që janë angazhuar me projekte, por kryesisht në Tiranë. Në qershor kemi planifikuar edicionin e parë të festivalit “Bukë dhe zemër”, me moton ‘më sill pak kripë të lutem’, një nismë që e kanë edhe këta arkitektë, qëllimi është që ta bëjmë të përvitshëm. Që do ketë pjesë të dytë këtë vit, mbase në Elbasan dhe me pjesëmarrjen edhe të dashamirësve edhe nga jashtë vendit. Janë dhe disa projekte të tjera që janë rrugës. Një prej tyre është projekti për rikualifikimin e Pallatit të Kongreseve, të shohim një pallat të rijetëzuar", tha Rama.

 

Lini një Përgjigje