
Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Edi Paloka ka reaguar pas deklaratës së kreut të qeverisë Edi Rama i cila tha se “ SPAK të mos bëjnë gabim të kërkojnë telefonin tim”.
Sipas Palokës, Rama 'harron se çka në përgjime që i kanë bërë ata të cilët nuk i kërcënon dot”,
'I paska fillu diarreja … “mos bëjnë gabim të kërkojnë telefonin tim”-thotë.
E di dhe vetë se ç’ka nëpër telefona! Po harron se çka dhe në përgjime që i kanë bërë ata të cilët nuk i kërcënon dot.', shkruan Paloka.
Kryeministri Edi Rama kërcënoi sot SPAK-un duke i thënë se nuk duhet të guxojë që t’i marrë celularin.
“Ta përdorin pavarësinë për të bërë drejtësi dhe jo politikë. Kur them politikë është kjo: meqë njërin po e lëmë në ballkon, të kapim 3 nga këta të tjerët. Meqë kapëm kryetarin e bashkisë, të kapim dhe këtë tjetrin për diplomë. Të përfundojë njeriu në SPAK për diploma... çfarë është kjo? Në këtë kuptim e kam kur them politikë. Ndjekin mediat, kompleksohen dhe bëjnë balet. Dhe mos të bëjnë gabim të kërkojnë telefonin tim sepse boll i kanë, kanë mbledhur të gjithë telefonat e Shqipërisë atje. Të merren me faktet”, shprehet Edi Rama.
Këtë deklaratë, Rama e bëri gjatë dëgjesës së grupit parlamentar socialist me kryetaren e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka.
Lini një Përgjigje