TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Shkurt 2025, 10:53

Sulmet e Ramës ndaj gjyqtarëve të SPAK, Basha: Ai është nxënës i Berishës, do të pengojë drejtësinë!

Shkruar nga Pamfleti
Sulmet e Ramës ndaj gjyqtarëve të SPAK, Basha: Ai është
Lulzim Basha, Sali Berisa dhe Edi Rama

Kryetari i grupimit Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar sot ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama për SPAK dhe GJKKO, pas arrestimit të Erion Veliajt.

Basha e ka quajtur sjelljen e Ramës si autokratike dhe anti-shtetërore, duke theksuar se sulmet ndaj prokurorëve dhe gjykatësve janë një përpjekje për të penguar drejtësinë.

Basha e ka quajtur Ramën si nxënës të Berishës. Ai u bëri thirrje qytetarëve të mbështesin SPAK.

“Sa më e ashpër lufta kundër korrupsionit, aq më shumë zgjerohet fronti anti-SPAK.

Ndërkohë që qytetarët ndodheshin në vendet e punës, apo dilnin në kërkim të një pune për të siguruar jetesën e familjeve të tyre, Edi Rama nisi ditën e “punës” si kryeministër me sulme ndaj prokurorëve dhe gjykatësve. 

Si nxënësi më i mirë i Berishës, përdori administratën për të rrethuar gjykatën, ndërsa grupin e tij parlamentar si një batalion kundër drejtësisë, e cila ka nisur të dëshmojë përmes veprimeve serioze dhe kurajoze, se askush nuk mund të jetë më mbi ligjin. 

Shantazhet mafioze ndaj SPAK, kërcënimet me fondet, gjyqi ndaj gjyqit që i takon vetëm drejtësisë, janë dëshmi të një sjellje autokratike anti-shtetërore, të papranueshme.

Edhe tani, që abuzimet e tij dhe të përzgjedhurve të tij kanë dalë sheshit, në vend që të mbajë përgjegjësi, kërkon prova, a thua të jetë gjykatës e jo politikan. 

Përballë këtij revanshi kundër drejtësisë, detyra e çdo qytetari të ndershëm është të ndëshkojë me votë këtë që përpiqet ta pengojë fundin e pandëshkueshmërisë në nivelet e larta, e të qëndrojë në mbështetje të SPAK, si investimi më i madh i shqiptarëve dhe partnerëve ndërkombëtar për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë, e për të siguruar një të ardhme më të mirë për çdo familje.

Shqipëria meriton më shumë!”, tha Basha.

rama sulmon spak

Lini një Përgjigje