TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Shkurt 2025, 10:27

Goditjet nga SPAK, Rama inkurajon socialistët për 11 Maj: Kokën lart, shtrëngoni dhëmbët!

Shkruar nga Pamfleti
Goditjet nga SPAK, Rama inkurajon socialistët për 11 Maj: Kokën
Edi Rama

Në mbyllje të dëgjesës me grupin parlamentar të PS-së, kryeministri Edi Rama ka "ngushëlluar" bashkëpunëtorët e tij për të vazhduar betejën për fitore në 11 Maj.

Si udhëheqës i kësaj force qeverisëse, ai tha se ka vetëm një pikëpyetje që lidhet me reformën në drejtësi.

“Një ngushëllim për veten time dhe ju bashkë me mua, që i kemi hyrë detit në këmbë dhe është mirë ta ndaj me ju. I kemi hyrë detit në këmbë kur kemi vendosur të bëjmë në kthesë, që të tjerë mbase më të zgjuar se ne, që nga viti 1912 nuk e kanë marrë përsipër. Ne e kemi marrë përsipër të pavarësojmë pushtetin e drejtësisë nga ai politik. Kemi marrë përsipër që të jemi në pushtet edhe brinjët t’ja lëmë në dispozicion drejtësisë. Nuk kam asnjë pishman për këtë, e vetmja pikëpyetje që kam është a do t’ja dalim ta bëjmë të pakthyeshme reformën në drejtësi? A do t’ja dalim që institucionet e drejtësisë ta përdorin pavarësinë për të bërë drejtësi dhe jo politikë?! Dhe kur them politikë, nuk është çështja me njërin apo tjetrin, të paktën me rastin e SPAK-ut…

Kur them politikë është, meqë njërin po e lëmë në ballkon, shkojmë të kapim 3 nga këta. Meqë po bëjmë këtë për kryetarin e bashkisë, të shkojmë të kapim njërin për diplomë. Të përfundojë njeriu në dyert e SPAK-ut për diploma, po çfarë është kjo?! Në rastin e  GJKKO-së, është rast që duhet parë. Sa është ora? 09:48, nuk e di a është zgjuar Inspektori i Lartë i Drejtësisë, por mbase zgjodhet dhe më dëgjon. Është shumë e rëndë kjo! Të mos bëjnë gabim të vijnë të kërkojnë dhe telefonin tim, se kanë mbledh gjithë telefonët e Shqipërisë atje. Të merren me faktet. Ngushëllimi është ky, në vazhdën e indeksit të perceptimit të korrupsionit, Shqipëria dje, siç e thashë po nuk i intereson njeriu, doli në Transparence International në pozicionin më të mirë që ka qenë ndonjëherë për luftën kundër korrupsionit.”, tha Rama.

 

Lini një Përgjigje