TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Shkurt 2025, 09:57

Rama kërcënon SPAK: Mos bëni gabim të vini të kërkoni telefonin tim!

Shkruar nga Pamfleti

 

Rama kërcënon SPAK: Mos bëni gabim të vini të
Kryeministri Edi Rama

Kreu i PS u shpreh se SPAK përdor metoda “antike”, në marrjen në pyetje të personave, pasi nuk kanë pajisje regjistrimi, edhe pse qeveria ka dhënë fonde.

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD sulmoi ashpër SPAK dhe BKH për dosjen Veliaj.

Ai kërkoi publikisht që të mos drejtohen që t’i sekuestrojnë telefonin.

'Mos të bëjnë gabim të vijnë të kërkojnë telefonin tim, boll i kanë. Kanë mbledhur të gjithë telefonat e Shqipërisë. Në vazhdën e indeksit të perceptuar të korrupsionit, Shqipëria dje doli në Transparency International në pozicionin më të mirë që ka qenë ndonjëherë për luftën kundër korrupsionit. Kur ka dalë keq, është bërë lajm, kanë dalë nëpër konferenca, kanë bërë emisione, për këtë s’e di a doli gjëkundi.', tha Rama.

Rama ka deklaruar se minimumi që mund të bëhet kur kryebashkiaku i Tiranës merret nga zyra dhe dërgohet në qeli, është që të tregohen provat.

'Është shumë e rëndësishme të jemi shumë të rëndësishme të mos harrojmë se jemi garancia e pavarësisë së SPAK dhe GJKKO. Kjo dëgjesë duhej bërë sepse nuk ka një hapësirë tjetër për të thënë qetësisht të vërtetën tënde, në një mjedis kur vërteta shkelmohet pa pushim dhe ku media të kërkojnë dhe të tregojnë ka prova apo jo.

Të thuash blerje online 800 mijë euro për bizhu dhe fustanë kur kryetari i baskisë nuk vesh bizhu dhe fustane, të marrë një njeri që ka një kontratë me qytetarët, duhet të tregosh minimalisht fustanët dhe bizhutë, provat. Dhe nuk kemi më ne as ça diskutojmë, as ça vëmë në dyshim, provat, është shumë e thjeshtë dhe prandaj i kërkoj edhe njëherë mediave që të bëjnë mundësisht hulumtimin për provat. Në atë roman 400 faqësh nuk ka prova, por ka një tregim shumë të ngarkuar dhe të ndërlikuar me gjithë ato personazhe, shkak-pasojë, por nuk ka prova.', tha shefi i qeverisë.

Më tej, kreu i PS u shpreh se SPAK përdor metoda “antike”, në marrjen në pyetje të personave, pasi nuk kanë pajisje regjistrimi, edhe pse qeveria ka dhënë fonde.

Rama iu drejtua ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, se ku kanë shkuar paratë për përmirësimin e standardeve në institucionet e drejtësisë.

'Si ka mundësi Ulsi, ministër i drejtësisë, e ju të tjerët drejtësisë, që kjo shumicë ka miratuar fonde. Dy fonde janë në buxhetin e shtetit që janë jashtë trajtoketores normale, fondi i mbrojtjes dhe drejtësisë.Paga që nuk krahasohen me të askujt këtu, fonde që nuk janë parë kurrë për drejtësinë dhe këta nuk kanë akoma mjetet për të regjistruar intervistat për personat që marrin në pyetje. I mbajnë në pyetje për orë të tëra dhe në fund të japin një copë letër. Dhe janë akoma te ajo (makina e shkrimit). Se kam qenë dhe unë njëherë dikur, unë flisja e njëri i binte makinës.

Ku jemi këtu ne? Në çdo film, sa herë që dikush shkon atje te hetuesit, e para i tregohen të drejtat dhe i shtypet regjistrimi. Ne këtu në fund të ditës kemi kusurin e baltës më të madhe, por kemi dhe mikrofonin. Si mundemi ne apo kushdo qoftë. Kur futesh atje je në një republikë tjetër? Ai që ke përballë veç që është Prokuror është mbi ty? Nuk jeni të barabartë, por një mish që mund të shqyesh sipas oreksit të njërit apo tjetrit?Ka dy vjet që i kam thënë ministrit të Drejtësisë, që është mundësi se siç po bëjmë revolucion dixhital me shërbimet, integrimin, Inteligjencën Artificiale, i kam thënë propozoi Prokurorisë Speciale Inteligjencën Artificiale në të gjithë proceset, jo më këto elementaret, të regjistrohet dhe të zbardhët. Jo të rri me orë të tëra e ti japin një letër e firmos këtu. Këto janë standarte, jo kërkesa personale.', tha ai./Pamfleti

edi rama spak telefoni

Lini një Përgjigje