
Kryeministri Rama ka deklaruar se sa të jetë ai në krye të PS, nuk merr përsipër të jap pafajësi për askënd
Pas arrestimit të Erion Veliajt, kryeministri Edi Rama tha se sa kohë të drejtë këtë forcë politike nuk do marrë përsipër që të të japë pafajësi për askënd që hetohet nga drejtësia.
Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit të PS, Rama thekson se nuk heshtin më përballë shkeljeve. Ai tha gjithashtu se tashmë sipas tij vetëm një idiot apo maskara mund të thotë që paskëtaj ne kontrollojmë drejtësinë.
"Deri kur unë do jem në krye të PS, nuk do marr përsipër të japë pafajësi për askënd që hetohet nga drejtësia, por ama ndryshe nga deri dje, sot e tutje kjo forcë politike nuk do heshtë përballë shkeljeve flagrante dhe brutalitetit dhe të kujtdoqoftë dhe ushtrimin e forcës së konsoliduar tashmë të pavarësisë, vetëm një idiot apo maskara mund të thotë që paskëtaj ne kontrollojmë drejtësinë. Jo, ne kemi marrë zyrtarisht certifikatën se duart tona janë larg drejtësisë, ama ne nuk jemi këtu hunj gardhi që përcjellim lajmin të japim mbështetje pa fund dhe pastaj të biem në gjunjë me apo pa dashur të episodeve si ky.
Minimalisht kryetarja e Komisionit të Ligjeve duhej thirrur e pyetur, ku jemi këtu, në cilën republike jemi këtu. Dikush mjafton të flasë për dikë dhe mjafton që ky i përfoluri të nxirret me emër e mbiemër në udhëkryqet e natës pa u pyetur minimalisht. Ka shumë gjëra që nuk shkojnë, që janë arsye për reflektim të përbashkët të të gjithëve sepse gjithçka është ndërtuar me mund, falë përkushtimit e vullnetit, punës së prokurorëve e gjykatëse, nuk mund të shembet, por përkundrazi duhet të mbrohet e forcohet duke vënë në pah të gjitha vrimat dhe të gjitha cedimet e murit të ri të drejtësisë", tha Rama.
Kujtojmë se Rama ditën e djeshme hodhi akuza ndaj SPAK-ut, teksa deklaroi se hoqi nga puna kryetarin e bashkisë së kryeqytetit, për ta mbyllur pa gjyq në qeli dhe duke kyçur në shtëpi edhe bashkëshorten e tij. Ai u shpreh se po hetohet jeta private e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, pasi nuk ka asnjë akuzë mbi hetimin për korrupsion.
Rama më tej tha se kjo që po ndodh me Veliajn është jashtë shinave të Kushtetutës. Ai theksoi gjithashtu se nuk do ta shkarkonte Veliajn nga karrigia e Kryebashkiakut të Tiranës.
"Jo vetëm kryetari i Bashkisë së Tiranës nuk do të shkarkohet nga detyra, po nga ndalimi i tij ka lindur për ne detyra që të vazhdojmë te jemi garantë te palëkundur të drejtësisë, duke nxitur sa më shumë transparencë për të dalë tek e vërteta. Cilado qoftë ajo”, ka deklaruar Rama ditën e djeshme.
Lini një Përgjigje