
Aktivistja Evi Kokalari ka bërë një deklaratë shumë të fortë lidhur me Chris LaCivita, një nga menaxherët e fushatës së Trump, i cili do të drejtojë fushatën e Sali Berishës.
Në një postim në rrjetet sociale, ajo shprehet se ndaj tij mediat amerikane kanë shkruar se ai ka vjedhur nga fushata e Trump, duke falsifikuar faturat.
“Chris LaCivita po hedh në gjyq një gazetë që ka publikuar fakte të dala nga ata të fushatës vet, dhe kane thënë se Chris përveç pagesës për të bërë fushate, ka marrë para nëpermjet një kompanie reklamash që ka. Gazeta apo ata të fushatës që kanë folur me gazetën, e akuzojnë Chris se ka fryrë faturat dhe ka 'vjedhur' nga fushata e Presidentit Trump. Gjithashtu ai është akuzuar se rroga që merrte ka qene e fryre në krahasim me figura shumë të forta afër Presidentit Trump.
Pra - gjyqet janë për faktin se gazeta e ka akuzuar Chris LaCivita se pak a shume ka vjedhur fushatën dhe Chris thotë qe kjo i ka dëmtuar figurën. Gazeta refuzon ta heq artikullin dhe thotë që kanë fakte. Nësë gazeta ka pasur informacion të saktë të dalë nga fushata, atëherë Chris ta hedh në gjyq sa të dojë, nuk besoj se do te fitojë, por nëse Chris mundet të verifikojë që nuk ka bërë manipulim faturash ndaj fushatës - atëhere mund të fitojë një shumë të majme nga gjyqi. Ngelet për t'u parë”, tha ai.
Lini një Përgjigje