
Deputeti Petro Koçi komentoi arrestimin e Erion Veliajt.
Gjatë një interviste, ai u shpreh se pavarësisht kësaj situatë, fushata elektorale nuk do të preket.
“Unë besoj që energjitë tona do të vijnë duke u derdhur edhe më shumë drejt një fushate të suksesshme dhe nuk e ka lëkundur aspak vullnetin tonë për reformën në drejtësi, pavarësisht këtij lëndimi që është njerëzor. PD masën e sigurisë për zotin Veliaj e ka quajtur politike. Këtë që ka ndodhur e konsiderojnë si një rezultat i protestave që ka ndodhur, ne mendojmë që është një zhvillim i pavarur. Mund të kemi rezervat tona. Nuk mund të mos vëmë re një kocidencë, kjo ngjarje në këtë zhvillim fushate merr një dimension të rëndësishëm. Mendoj që do organizojmë fushatën në mënyrë të tillë që të mos ketë asnjë pasojë”, tha ai.
Më tej Koçi nënvizoi se Veliaj është treguar bashkëpunues dhe i hapur në marrëdhëniet me hetimin.
“Ndryshe nga zoti Berisha, Veliaj në marrëdhëniet me hetimin është treguar një burrë i vërtetë. Ka qenë i hapur dhe bashkëpunues me të gjithë procesin hetimor. Ndryshe nga çfarë ndodhur me zotin Berisha. Edhe qëndrimi i Veliajt ka qenë bashkëpunuese, Berisha e quan SPAK organizatë kriminale. Kjo nuk ka ndodhur kurrë me PS. Dhe tjetra merret një masë sigurie për zonjën Xoxa, kur ajo është jashtë shtetit, dhe ajo kthehet për të respektuar një vendim të institucionit të drejtësisë. Nuk ka fare krahasime me qëndrimet agresive të Berishës. Është normale që grupi parlamentar të informohet. Le të shohim nga zhvillimet nesër. Në këtë rast mendoj që bëhet fjalë për një transparencë që nuk ka lidhje me një sekret hetimor. Është me rëndësi që drejtësia të mbetet e pavarur e paanshme të mos ndikohet nga politika dhe të vazhdojë të gëzojë mbështetjen e publikut. Të mos interpretohet si me një natyrë me ndërhyrje politike”, tha ndër të tjera, Koçi në “ABC News”.
Lini një Përgjigje