
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se do të kandidojë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit në Qarkun e Tiranës.
Ndonëse më parë kishte deklaruar se do të kandidonte në Shkodër, duket se arrestimi i Erion Veliajt me urdhër të SPAK, ka sjellë edhe ndryshimin.
“Më 11 maj, falë edhe blerjes së fundit të skuadrës, marrjes së Braçes në Tiranë, kutitë e votimit do jenë një mavi flakëritëse cep më cep në çdo njësi, në çdo lagje, në çdo qendër.
Patjetër vetvetiu falë edhe asaj që ndodhi dje edhe për mua është e qartë se duhet të jem në Tiranë bashkë me gjithë skuadrën. Edhe nuk diskutohet më 11 maj Tirana do i japi Shqipërisë numrin më të madh që i ka dhënë ndonjëherë të deputetëve”, tha Rama.
Më parë, Edi Rama ka qenë deputet i qarkut të Vlorës, më pas i Durrësit dhe kishte deklaruar se në 2025 do të ishte i Qarkut të Shkodrës.
Lini një Përgjigje