
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi Kryeministrin Edi Rama se ka bërë një pazar me kreun e SPAK, Altin Dumani, për të futur në burg Kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj, për të shpëtuar kokën e vëllain e tij, Olsi Rama.
“Sot, Edi Rama ishte më i dystuar se kurrë në jetën e tij. Nga njëra anë donte me çdo kusht të mbulonte pazarin që kishte bërë me Altin Dumanin, shkëmbimin e Erion Veliajt me Olsi Ramën. Besoj se nuk mbeti njeri pa e kuptuar që Erion Veliaj ishte çmimi që u pagua për Olsin”, tha Berisha në një konferencë për mediat.
Dhe, në fjalimin anatemik të tij, të mallkimit universal, njeriu i vetëm që tregoi se ishte aleat i tij, ishte Altin Mercenari, Altin Dumani. Fjala e Edi Ramës në aspekte të tjera ishte fjala e një njeriu që e di se e presin ndëshkime të rënda për krimet që ka kryer. Edi Rama deklaroi se ka krijuar Republikën e Prokurorëve. Jo. Është narkodiktaturë, ata nuk janë gjë tjetër vetëm mercenarë. Se padrino, se arkitekt i kësaj është Edi Rama”, shtoi ai.
Berisha iu kundërpërgjigj kryeministrit Edi Rama edhe për nxjerrjen e dosjeve ‘sekrete’.
Ai u shpreh se do të publikojë çdo dokument përveç atyre intime, duke shtuar se “të tjerat çfarë kanë lidhje me publikun do të publikoj çdo gjë”.
'I kërkon përgjegjësi Altinit të tij se pse unë publikoj? Unë do të publikoj çdo dokument Edi Rama, përveç dokumenteve intime që nuk i publikoj, cilido qofshi.
Të tjerat çfarë kanë lidhje me publikun do të publikoj çdo gjë. Unë ruaj proporcion në marrëdhëniet publike, ruaj strategjinë time sepse nuk kam ndërmend ta okupoj gjithë marrëdhëniet e mia publike me dosjet e krimit të tyre. Jo. Do të merrem me qytetarët, përveçse me krimet, por ata nuk do ti kursej unë.', tha kreu i PD.
Lini një Përgjigje