TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Shtator 2023, 21:36

Vangjel Dule në hall të madh: Belerin nuk po e lënë të betohet, po shkelet hapur ligji

Shkruar nga Pamfleti

Vangjel Dule në hall të madh: Belerin nuk po e lënë të

Kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule duket se është në hall të madh përsa i përket çështjes së betimit të kryebashkiakut të Himarës, Fredi Beleri i zgjedhur nga zgjedhjet lokale të 14 majit. Sipas Dules, Belerin nuk po e lënë të betohet si kryebashkiak dhe në këtë mënyrë sipas tij po shkelet ligji.

I ftuar në emisionin “Open”, Dule tha se Fredi Beleri është peng politik i kryeministrit Rama, teksa shtoi se kreu i qeverisë nuk ka përgjegjshmërinë minimale që të jetë i informuar, por improvizon ligjet.

“I afrohemi 4 muaj që nga rrëmbimi dhe jo ndalim. Është rrëmbim politik i një personi. Me distancën dhe qetësinë e kohës ju them se Beleri është pengu politik i kryeministrit Ramës. U rrëmbye dhe mbahet me inskenimin, dirigjimin dhe monitorimin e Ramës, me qëllim ta privojë nga drejtimi i bashkisë së Himarës. Rama është në krye të një vendi dhe nuk ka përgjegjshmërinë minimale që të jetë i informuar, por improvizon. Beleri, kryetari i zgjedhur nuk është se nuk ka dëshirë të kryejë betimin, por pengohet e drejta themelore e votës. Në çdo shtet të së drejtës edhe i burgosuri që ka marrë dënimin përfundimtar, kur ka zgjedhje, ose ngrihet qendra e votimit në burg, ose shoqërohet me forcat policore.

Është shkelje flagrante që Belerit nuk i lejohet betimi. Që nga momenti që nuk ka një ligj që e ndalon, është një e drejtë e plotë. Beleri duhet që të marrë betimin. Ceremonia e betimit organizohet nga shteti dhe jo nga Beleri. Mund të zhvillohet edhe në Prefekturë. Beleri është në të drejtën absolute për të marrë betimin. Në mënyrë të përsëritur, opozita i ka kërkuar mazhorancës, që t’i jepte mundësia kryetarit të zgjedhur të bashkisë që të bëjë betimin. Në mënyrë fanatike, këshilltarët e PS-së refuzojnë që të bëjnë një gjë krejt normale si përfaqësues të komunitetit të tyre. Nuk e bëjnë por e refuzojnë në mënyrë fanatike.”, u shpreh Dule.

vangjel dule beleri ligji

Lini një Përgjigje