
Sali Berisha vijon të përpëlitet pas goditjes së madhe që ka marrë nga Uashingtoni. Edhe pse e shpallën “non grata” dhe e kanë fshirë nga çdo gjë, Berisha vijon të na mbushë mendjen se e do Amerikën.
Sot SHBA feston Pavarësinë dhe nuk kishte se si të mungonte urimi i Berishës, i cili deri dje hidhte në gjyq Sekretarin e Shtetit.
‘Miq, një urim të përzemërt për Kombin e madh Amerikan në ditëlindjen e tij. Gëzuar’, shkruan Berisha në Facebook.
Berisha ka kthyer sytë nga Donald Trump, me shpresën se do t’i hiqet damka e korrupsionit. SHBA mban zgjedhjet në vjeshtë dhe deri më tani Trump shihet favorit.
Edhe pse u shpall i padëshiruar kur president ishte po Trump, dikush e ka gënjyer Berishën se kur të rikthehet ai, do ja heqë “non gratën”. Pra, demokratët më shumë me interes po ndjekin zgjedhjet në SHBA, sesa zgjedhjet tona vitin që vjen, ku opozita rrezikon disfatën.
Lini një Përgjigje