
Aksionet e SPAK vijojnë të shihen me dyshim nga opozita. Ndonëse sot u arrestua Ilir Beqaj, një prej njerëzve më të afërt të Ramës, për Ilir Metën prokuroria vepron me regji.
Si duket kreu i PL po bën gati alibinë kur t’i vijë radha. Meta deklaroi se korrupsioni në këtë sistem është aq i madh sa u pranua se janë vjedhur edhe fondet e BE.
“Korrupsion i tmerrshëm në këtë sistem, aq sa u pranua se këtu janë vjedhur edhe fondet e BE, u pranua me shumë vonesë se janë vjedhur fondet e BE për bujqësinë. Të gjithë e kuptojnë çfarë ndodh me taksat dhe koncesionet që vjedh Rama.
Sa i takon arrestimit të Beqajt, sa më shumë ish-ministra apo ministra arreston, aq në progresion gjeometrik shkon korrupsioni i Ramës.
Thelbi i sistemit, mbetet i paprekur, thjesht priten disa koka turku në bazë të regjive të Ramës. Jemi vendi i parë në botë për korrupsion, i dytë për dhënien e rryshfetit.
Rama kërkon të shfryjë pakënaqësinë e qytetarëve duke arrestuar edhe mjekë dhe infermierë në forma spektakolare“, tha Meta.
Lini një Përgjigje