TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Korrik 2024, 13:30

Protesta e 11 korrikut, Noka tregon skenarin e opozitës: Mosbindje civile dhe kryengritje!

Shkruar nga Pamfleti

Protesta e 11 korrikut, Noka tregon skenarin e opozitës: Mosbindje civile

Deputeti Flamur Noka ka deklaruar se 11 korriku do të jetë dita ku shqiptarët do të vërshojnë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për t’i thënë së keqes: Ndal!

Noka u shpreh se kjo mazhorancë e ka kthyer Shqipërinë në të vetmin vend në Europë, që ka një drejtësi politike.

“Mosbindje civile dhe kryengritje. 11 korriku është hapi i parë, dita kur shqiptarët do të vërshojnë në bulevard përballë simbolit të së keqes për t’i thënë ndal.
Kjo është e faktuar si një mazhorancë që shndërroi Shqipërinë në të vetmin vend në Europë me drejtësi politike”, tha ajo.

Lini një Përgjigje