TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Korrik 2024, 12:46

"Plas" debati në Kuvend, Felaj u kthehet Bardhit dhe Nokës: Suflerë!

Shkruar nga Pamfleti

"Plas" debati në Kuvend, Felaj u kthehet Bardhit dhe Nokës:

Sërish tensione në seancën e Kuvendit. Pasi u devijua rendi i ditës, ku duhet të fliste kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi, nënkryetarja e Kuvendit, Ermonela Felaj, i dha fjalën komisionerit për mbrojtjen e të dhënave, Besnik Dervishi.

Kjo ka nxitur debate mes Felajt, Bardhit dhe Nokës, të cilët kërkuan fjalën në seancë. Kjo situatë në Kuvend bëri që Felaj të ndërpriste seancën për 5 minuta.

Debati:
Felaj:
Nëse vijoni të përsërisni, të shkelni procedurat e seancës, do të vijojmë me masa të tjera.

Dervishi: Ju lutem, kërkoj një konsensus, se përfaqësoj një institucion të pavarur.

Felaj: Po bëheni suflerë të njëri-tjetrit. Sa nis të flasë një prej jush, ndërhyn tjetri.

Lini një Përgjigje