TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Korrik 2024, 11:50

Sali Berisha e Baton Haxhiu, “Ulica” dhe “Bojniku” në UDB e BIA Serbe

Shkruar nga Pamfleti

Sali Berisha e Baton Haxhiu, “Ulica” dhe “Bojniku”

Dy profile sharlatanësh anti- shqiptarë, që vazhdojnë misionin në shërbim të Serbisë...  

Sulmet që dy “armiqtë” Sali Berisha e Baton Haxhiu i kanë bërë njeri-tjetrit, vërtetojnë faktin, se agjentët e të njëjtit shërbim sekret kundër shtetit e kombit të tyre, instruktohen të sulmojnë njeri-tjetrin, për të fshehur gjurmët si spiunë.

Kështu kanë vepruar, sepse Sali Ram Berisha e Baton Fazli Haxhiu, janë dy kolegë të hershëm shërbimi anti-shqiptar, në strukturat e UDB-së e Shërbimit Sekret Serb “BIA”, njeri me pseudonim “Bisturia” e tjetri me pseudonim “Bojnik” (Major).

Sali Berisha u rekrutua më 30 dhjetor 1974 gjatë specializimit në Paris, nëpërmjet shefave të vjehrrit e vjehrrës Rexhepoviç e Milica Ramoviç, kolonelë të ushtrisë e agjentë të UDB.

Për shkak të dyshimit që krijoi UDB-ja, se Sali Berisha ishte dekonspiruar, i ndërruan pseudonimin nga “Bisturia” në “Ulica” (“Rruga”); pseudonim me të cilin veproi dhe pas viteve 1990, kur iu fut politikës dhe mori në dorë drejtimin e shtetit Shqiptar, duke pasur liri veprimi për shërbimet e para kundër Kosovës e sidomos lëvizjes së UÇK-ës, të cilën në një gjuhë me Milosheviçin e quajti lëvizje anarko-kriminale.

Ish-deputeti Spartak Braho, në atë kohë Kryetar i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, deklaroi në parlament, se Sali Berisha ka qenë agjent kryesor e produktiv i UDB-së në Shqipëri; lidhje të cilat, pas vitit 1992 i mbajti me krye kriminelin serb Zhelko Razhnjatoviç- Arkan, krahu i djathtë i Milosheviçit, nëpërmjet drejtorit të SHIK, Bashkim Gazidede.

Dosja e Sali Berishës me pseudonimet “Bisturia” e “Rruga” ishte aktive deri në nëntor 2013 në “Seksioni Extra- Shqipëria” të UDB-së e BIA-s Serbe, ku janë regjistruar të gjitha shërbimet e tij.

Në pranverën e vitit 1990, kur Ramiz Alia po përzgjidhte drejtuesit e partive të pluralizmit, ish-shefi i Kundër-Zbulimit Shqiptar, Sulejman Abazi, e vuri në dijeni, se në Shqipëri vepronte një linjë e UDB-ës që drejtohej nga një kardiolog, prandaj Sali Berisha, kur bë president urdhëroi arrestimin e Sulejman Abazit.

Ndërsa më 12 mars 2012, Taulant Balla publikoi dokumentin e akt-rekrutimit të Sali Berishës nga UDB-ja më 30 dhjetor 1974, si dhe një fashikull të datës 5 tetor 1987 nga dosja e tij, ku thuhej: - “Kemi kontakte aktive me agjentin tonë në Tiranë “Bisturia”, mjeku që është afruar shumë dhe ka krijuar raporte konfidenciale e familjare të besueshme me udhëheqjen komuniste”.

Baton Fazli Haxhiu, u vu në shërbim të UDB-së e Shërbimit Sekret Serb “BIA”, por u dekonspirua, kur shkoi në Hagë si dëshmitar kundër Sllobodan Milosheviçit, ku ai i tha: - Ti Baton je bashkëpunëtor i shërbimeve tona. A dëshiron ta faktojë? Ndërsa Batoni uli kokën.

Baton Haxhiu filloi shërbimet pas një takimi të organizuar nga UDB-ja në banesën e Mahmut Bakallit në Prishtinë, më 13 nëntor 1997, por rekrutimi me gradë, iu bë më 2 tetor 1997, kur e futën 16 orë në një qeli dhe pas betimit te shefat e UDB-së, Jovica Stanishiq e Zoran Stijoviç, ai firmosi bashkëpunimin si agjent i shërbimit sekret serb me pseudonimin “Bojnik” (Major).

Pas dekonspirimit, UDB-ja e fshehu Batonin në një rezidencë sekrete në Maqedoni; pastaj bëri sikur gjoja po e kërkonte për ta vrarë dhe sajoji e shpalli në media, vdekjen e tij fizike; ndërsa familjen e tij e fshehën te një rezidencë e UDB-së në Prizren, ku ishte në ruajtje hermetike.

Sipas dokumenteve që kanë publikuar mediat e Kosovës, rezulton se Baton Haxhiu, i lindur më 24 shkurt 1965 në fshatin Paklek të Drenicës, është rekrutuar në moshën 20-vjeçare, më 18 qershor 1985 nga Ministria e Brendshme Serbe, me pseudonimin “Malçik” (Djali).

Pas luftës në Kosovë, Baton Haxhiu u bë këshilltar i Hashim Thaçit kur ishte kryeministër e President, ndërsa në janar 2014, u bë këshilltar i kryeministrit Edi Rama për çështjet Kosovë-Serbi, ku si kontribut ka lobimin për ndarjen e veriut të Kosovës, promovimin dhe mbrojtjen e interesave serbe në Kosovë e Shqipëri./Pamfleti

sali berisha baton haxhiu ulica bojniku udb bia serbe

Lini një Përgjigje