TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Korrik 2024, 11:08

Sherri me socialistët në Kuvend, Bardhi lëshon gojën ndaj Mimit Kodheli: Pusho ti, miss radari!

Shkruar nga Pamfleti
Sherri me socialistët në Kuvend, Bardhi lëshon gojën ndaj
Gazment Bardhi dhe Mimi Kodheli

Seanca e sotme në Kuvend nisi me debat pasi kryetarja Lindita Nikolla rrëzoi kërkesa e opozitës për interpelancë me kryeministrin Edi Rama për emërimin si këshilltar të një personi, që sipas tij rezulton të ketë lidhje me trafikun ndërkombëtar të drogës.

Një përplasje të ashpër ka pasur mes kreut të grupit parlamentar të PD, Gazmend Bardhi dhe deputetit Erion Braçe.

Braçe ka folur nga vendi teksa Bardhi ishte në foltore, kjo ka bërë që deputeti të shpërthej ndaj kolegut socialist.

“Gore, çfarë ke? Mbyll gojën ti, mbyll gojën ti dhe mos guxo të më ndërhysh kur jam duke folur, mos ndërhyj. Ti mos fol fare zëdhënës i krimit të organizuar, zëdhënës i korrupsionit, ndërhyn ti. Pse nuk ndërhyre, se vratë një person para SPAK dje. Je zëdhënës i korrupsionit.

Pse ka frikë Rama të përballet me opozitën. Të vij të thotë po e kam emëruar këshilltar se ka bërë këtë punë, e ka bërë atë punë. Nuk ofendova askënd. Ka shkuar vetëm veprimtari private dhe duam një përgjigje për këtë. Ju ka sjellë këtu si dele e mendoni se jeni vërtet delë”, tha Bardhi ndër të tjera.

Po ashtu ai është përplasur me deputeten Mimi Kodheli duke e quajtur “miss radari”.

"O ti mister Radari cilën fjalor përdora unë, cilin fjalor... e dëgjove ti flaorin që përdori ai (Erion Braçe)", iu drejtua Bardhi- ish ministres së Mbrojtjes.

Përjashtimi i Kodhelit nga qeveria ‘Rama 2’ lidhej me këmbënguljen e shërbimeve të inteligjencës të shteteve të huaja, të cilat e kishin konstatuar Kodhelin si përgjegjëse për neutralizimin e sistemit të radarëve dhe për pasojë lehtësimin e trafikut ndërkombëtar të kanabisit. 

bardhi-mimi kodheli

Lini një Përgjigje