TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Korrik 2024, 16:25

2000 denoncime për krimet spitalore te Onkologjiku, por Babloku ka thënë si Edmond Gashi: “Vari leshtë!”

Shkruar nga Pamfleti

2000 denoncime për krimet spitalore te Onkologjiku, por Babloku ka

Prej 3 vitesh, kryeministri Edi Rama ka ditur gjithçka për zullumet dhe vdekjet prej mungesës së ilaçeve e pajisjeve mjekësore, prej pamundësisë financiare për të paguar te mjekët e prej shpërfilljes së tyre, por nuk ka dashur t’ia di për torturën, zhvatjen dhe jetët e pacientëve me kancer te Onkologjiku dhe në spitalet e tjera qendrore e lokale, duke i hedhur në plehra denoncimet e tyre...

Për të minimizuar krimin te Onkologjiku dhe për të fshehur realitetin e shëndetësisë së degraduar e të zhytur në korrupsion, Edi Rama, gjatë takimit me shefat e QSUT, sajoi sikur një politikan i BE, i ishte lutur të kurohej në Shqipëri, ngaqë sipas Bablokut, profesionalizmi i shëndetësisë shqiptare ka kaluar nivelin e vendeve kryesore të BE.
Po kështu, Babloku përdori figurën e doktorit të shquar Besim Elezi, si dhe një patronazhiste, që gjoja në Spitalin Onkologjik, kishte përvojë trajtimi të shkëlqyer të nënës së saj, me të gjitha medikamentet e pajisjet, pa vonesë e pa ryshfet dhe me përkujdesje të mjekëve.
Ai përdori imazhe dhe statistika milionash për pajisje e furnizim të plotë me medikamente cilësore sipas diagnozave, por i dështoi propaganda për të fshehur mjerimin e shëndetësisë, ku nuk të shërbehet nëse nuk paguan, ku të vonojnë dhe ku ilaçet blihen nga pacientët.
Madje, kur Babloku po fliste për sukseset në QSUT, Drejtori i Fondit të Kujdesit Shëndetësor, Spartak Zekja, tha në Komisionin Parlamentar të Shëndetësisë, se qeveria ka ulur fondin e rimbursimit dhe ka hequr barnat kryesore, ndërsa barnat për sëmundjet e rënda janë në masën 20% të nevojave që ka Onkologjiku dhe spitalet qendrore.
Për të minimizuar krimin te Onkologjiku, Edi Rama tha, se 5 mjekë krijuan një moment shumë të errët e të pa merituar për gjithë mjekët heronj e të ndershëm të Onkologjikut dhe krejt komunitetin e bluzave të bardha; por sapo u njohëm me ato veprime të shëmtuara, ngritëm një grup pune për të mos lejuar raste të tilla
Kryeministri Edi Rama, aktroi sikur zullumet në Spitalin Onkologjik i mësoi pas vendimit të prokurorisë; kur faktikisht ka pasur dijeni të plotë prej 3 vitesh, sepse është informuar me 2000 denoncime nga pacientë të zhvatur e braktisur para vdekjes dhe nga familjarë të tyre.
Bablokut i janë bërë të ditur emra shefash të QSUT e Onkologjikut, emra mjekësh, infermierësh, vlerat e ryshfeteve, emrat dhe vlerat e ilaçeve të blera, emrat e klinikave private; mes tyre banda “Gashi-Pere-Qirjazi- Lela”, madje gazetari Muharrem Meko që e çoi halli në spitalin Onkologjik, denoncoi dhe bandën e mjekut Artan Bodeci e të tjerëve, që çojnë pacientët te spitali “Hygeja” e “Spitali Amerikan”.
Pra, Babloku ka ditur gjithçka për zullumet dhe vdekjet prej mungesës së ilaçeve e pajisjeve mjekësore, prej pamundësisë financiare për të paguar të mjekët dhe prej shpërfilljes së tyre.
Por nuk ka dashur t’ia di për torturën, zhvatjen dhe jetët e pacientëve me kancer te Onkologjiku dhe në spitalet e tjerë qendror e të qarqeve, duke i hedhur në plehra denoncimet e tyre, mendësinë dhe shprehjen “Vari leshtë”, që përdorte mjeku Edmond Gashi për pacientët që nuk kishin paguar, ose nuk shkonin te klinika e tij./Pamfleti

2000 denoncime onkologjike babloku edmond gashi vari leshtë

Lini një Përgjigje