TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Korrik 2024, 18:56

Vetëvrasja e Pal Trashajt, debat mes Bardhit dhe Braçes: Po e përdor ngjarjen për interesa politike

Shkruar nga Pamfleti

Vetëvrasja e Pal Trashajt, debat mes Bardhit dhe Braçes: Po e

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi është përplasur me deputetët Eduard Shalsi dhe Erion Braçe gjatë fjalës së tyre në Kuvend.

Ai ka folur për vetëvrasjen e Pal Trashajt, i cili ishte viktima e skemës së mikrokredive. Bardhi shprehet se ndjen keqardhje që banka ka qenë një temë e ndaluar për Kuvendin e Shqipërisë.

Ndërsa Eduard Shalsi e kundërshton duke thënë se nuk mund ta përdorësh këtë temë për të sulmuar paturpësisht.

Ndërkohë, Erion Braçe shprehet se fokusi duhet të qëndrojë te ligji dhe se nuk duhet të përdoret rasti për interesa politike.

Debati mes tyre:

Bardhi: Janë duke vuajtur keqardhjet me kreditë, unë ndjej keqardhje të madhe që banka ka qenë një temë e ndaluar për Kuvendin e Shqipërisë, arsyet i dimë të gjithë, e kalon raportimin sikur të mos ketë ndodhur gjë, ka kundërshtuar në mua. Ligjërimi i një numri para se të merrte licencën ka përshtatur rregullat e interesit të bankave të Shqipërisë që sot po çojnë shqiptarët drejt vetëvrasjes se nuk e dimë që për një familje të kompanive shqiptare t'ish shtëpia është sikur të ketë marrë atë që ka marrë gjithçka. Kemi pjekurinë e duhur së pari duke evidentuar ligjtë të Guvernatorit të Shqipërisë, arsyet që kanë çuar Guvernatorin për të mos vepruar në kohë, për veprimet e mikrokredive, si ka lincensuar dhe i ka monitoruar, pse nuk ka ndërhyrë për t'i bllokuar. ë kohë, të gjitha këto guvernatorë i bankës do të duhet të ketë llogari në Kuvend. Ai u vetëvra në sytë e të gjithëve ne, kemi të gjithë të gjithë ne që kemi heshtur gjithë kësaj kohe, nuk flasim për një problem që e kanë 100% shqiptarët dhe nuk reagon askush, kishte 10 që kishte paguar të plotë kredinë.

Shalsi: Gjithë keqardhjen për fajin e fjalëve, unë personalisht kam dy ditë që nuk e bëj gjumin e qetë është një kambanë alarmi ajo që ka ndodhur para dyerve të SPAK, po më duhet të pohoj nuk e bëj gjumin e qetë, janë shumë prej nesh. Që nuk e bën gjumin e qetë nga ajo ngjarje por ama të përdorësh këtë ngjarje për të sulmuar paturpësisht përballë e pavarur nga njëra anë anash si të merakosur, dezinformuar, po merrem shumë seriozisht me atë rast, po grumbulloj të lidhura për ngjarjen dramatike, nuk jam prokuror, por s 'mund të them i kanë marrë shtëpinë kur nuk ia kanë marrë shtëpinë, s'mund të akuzoj siç bëni ju paturpësisht nga mëngjesi deri në darkë.

Bardhi: Secilin prej tyre do të ngrihet në një masë të madhe. Një qytetar është vetëvrarë për mosveprim të kokës. Unë nuk përbalta, por nuk m'i mbyll Gent Sejko sytë. Lexova çfarë Prokuroria e Tiranës ka thënë, që 'vëren se Banka e Guveranatorit Gent Sejko nuk ka marrë asnjë hap konkret për të monitoruar Shqipërinë e kredive dhe të ekzekutimit të tyre, edhe pse kishte vite që këto probleme ishin denoncuar. Janë vendim qytetarë që kanë rënë pre e keqtrajtimit dhe i vetmi autoritet i ngarkuar që mund të ndalojë subjektet banka qendrore dhe guvernator Gent Sejko; Unë zgjedh të bëj avokatin e Pal Trashajt dhe çdo qytetari që është në hall si ai.

Braçe: Gjithkujt i ka dhembur në shpirt ajo që ka ndodhur Pal Trashajt. Rasti i tij është specifik, ka marrë borxhe në institucione financiare dhe banka. Borxhi nuk shlyhet pa u paguar. Kushdo që merr një borxh duhet të shlyej dhe të paguajë.

Fokusi duhet të qëndrojë te ligji, nuk mund të jetë në interesat politike, apo te interesat e një grupi përmbarues të bandit, që janë thelbi i procesit që ka ndodhur edhe me zotin Pal Trashaj. Që nga data 31 janar 2023 Trashaj e ka pasur të shuar një kredi, për shkak se ka shlyer. E gjithë pasuria e tij ka qenë e çliruar nga sekuestro konservative, jo marrje apo tjetër prone. Unë dhe asnjë anëtar tjetër i Komisionit të Financave nuk ka si gruan e fëmijëve në Bankën e Shqipërisë.

Lini një Përgjigje