TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Prill 2026, 13:37

"U shitën te kundërshtarët", Berisha flet për të përjashtuarit nga PD: U bënë lolo të Ramës!

Shkruar nga Pamfleti
"U shitën te kundërshtarët", Berisha flet për
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një konference për gazetarët ka komentuar situatën brenda PD-së dhe përjashtimet nga partia, duke iu referuar rasteve të fundit në Durrës dhe jo vetëm.

Ai sqaroi se vetëm një person është përjashtuar deri tani, për të cilin, sipas tij, ka pasur motive të qarta pasi kishte bashkëpunuar me kundërshtarët politikë gjatë zgjedhjeve. Për rastet e tjera, Berisha theksoi se partia ka mekanizma të brendshëm për shqyrtimin e ankesave dhe se vendimmarrja nuk është personale.

“Nga ata vetëm njëri është përjashtuar dhe për atë ka motive të qarta. Ka punuar me kundërshtarët, për të mos thënë gjëra të tjera. Ka një gjykatë kjo parti dhe të paraqesë ankesën. Nuk është Berisha gjykatësi i partisë. Po, Sali Berisha ka premtuar me kohë të bëhen analiza, ka premtuar që nga këto analiza do nxirën përgjegjësi. Bën fushatë dhe bën thirrje ditën para votimit që të votohet për kandidatin e Tom Doshit. Unë mendoj se është më e pakta që mund të them se ka ndonjë gjë të përbashkët me PD-në. Ka investimin e vetë dhe keqpërdoret, ata persona që shiten me qira, e japin veten me qira, kaq. Kanë bërë një zgjedhje ata, partia është institucion, që ka të gjitha forumet dhe cilido që ka ankesa e vërejtje ka të drejtë të ankimojë”, tha ai.

Berisha theksoi gjithashtu se qëndrimi i tij është i qartë për ata që bashkëpunojnë me kundërshtarët politikë.

“Por absolutisht ata që kanë punuar me kundërshtarët nuk do kenë vend në parti”.

Ai i cilësoi këta individë si persona që “shiten” apo “jepen me qira” tek kundërshtarët politikë, duke shtuar se pas një zgjedhjeje të tillë nuk mund të kërkojnë rikthim në parti.

“Marrin përsipër një mision të turpshëm, është e neveritshme. E bëre atë, bashkëjeton me të, po mirë, s’di asgjë… e bëre zgjidhjen tënde dhe unë e respektoj zgjidhjen e secilit, shkove bëre fushatë për kandidatin kundërshtar dhe tani kërkon të më shitesh mua se je…se mbaroi periudha e qirasë, jo!. Tani t’i kërkon të mbarosh shitjen me qiranë. Këto janë ndërhyrje që bëhen nga Edi Rama, dhe të atyre që bëhen lolo të Edi Ramës. E kam thënë gjithnjë se ata që kanë punuar me kundërshtarin do marrin atë që meritojnë, do bëhet analiza, janë deri në 15, analiza vijon”, tha Berisha.

Ndërkohë, kreu i grupit të këshilltarëve të PD në Durrës, Dritan Burgija, dy ditë më parë ishte në selinë blu, ku kërkoi ballafaqim me Berishën në lidhje me përjashtimin e tij.

Lini një Përgjigje