TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Prill 2026, 11:45

Rama mbledh krerët e bashkive, incident me kryetarin e Pukës: Nuk më lejuan të hyj

Shkruar nga Pamfleti
Rama mbledh krerët e bashkive, incident me kryetarin e Pukës: Nuk
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka nisur sot turin "Për punët e Shqipërisë" me kryebashkiakët, takimi me të cilët është caktuar në orën 11:00 në Pallatin e Kongreseve.

Ndërkohë Rrok Dodaj, kryetari demokrat i bashkisë së Pukës thotë se nuk lejohet të marrë pjesë në mbledhje.

Ai ka konfirmuar se ka pasur ftesë për të marrë pjesë në takim përmes emailit, por nuk është lejuar të futet në ambientet e Pallatit të Kongreseve për shkak se nuk kishte emrin në listë.

Në një sqarim të mëtejshëm, ai tha se është kontaktuar nga PS dhe i kanë shpjeguar se ftesa i është dërguar gabimisht nga sekretarja.

Disa prej kryetarëve demokratë pranojnë se kanë marrë ftesë, ndërsa të tjerë thonë se nuk janë ftuar.

Miftar Dauti, kryetar i Bashkisë së Hasit dhe Albert Mëlyshi i Mirditës thonë se nuk kanë marrë ftesë.

Ftesën e konfirmon edhe Hilë Curri i Fushë-Arrëzit. Mediat pranë PS-së shkruajnë se ftesa u është dërguar vetëm kryebashkiakëve socialistë.

 

incident me kryetarin e pukës rama mbledh krerët e bashkive

Lini një Përgjigje