
Udhëkryqi i Shqipërisë: NATO-ja e re e Trump-it apo humbja e Evropës?
Një bombë ka mbërritur në korridoret diplomatike të Tiranës nga Uashingtoni. Siç mësohet, jo në formën e një dokumenti zyrtar, por të një elaborimi analistësh që punojnë si pjesë e përgatitjes së strategjive globale të administratës së Donald Trump.
Materiali nga SHBA i ka mbërritur Edi Ramës prej kohësh në mënyrë ekskluzive, ndërkohë që në korridoret e mjediseve evropiane është marrë vesh ekzistenca e tij.
Sipas këtij materiali, Donald Trump po përgatitet për një lëvizje të madhe strategjike, duke ndërtuar atë që konsiderohet NATO 2.0, ose më mirë aleanca e re politiko-ushtarake pas ribërjes nga e para të shtratit gjeopolitik të Lindjes së Mesme.
Momentalisht jemi në hapat e parë të konsultimeve, por duket se drafti është gati; ai flet në mënyrë të thjeshtë për ribërjen e aleancës strategjike të Shteteve të Bashkuara në botë. E sipas këtij drafti, Bordi i Paqes për Gazën, që shumica e konsiderojnë një shaka butaforike të Trump, do të jetë pak a shumë shtrati strategjik i NATO-s së re.
Donald Trump nuk ka shumë kohë për të pritur, pasi në nëntor ka zgjedhjet e mesmandatit, të cilat sipas të gjitha gjasave do t’i humbë thellë, pra demokratët do të kenë shumicën në Kongres dhe Senat. Çka i lejon pastaj ta vënë Presidentin në procedurën e Impeachment-it e ta shkarkojnë.
I gjendur në një situatë të tillë për “jetë a vdekje”, siç ndodhi gjatë fushatës së dytë elektorale, kur kishte zgjedhur vetëm: Burg ose President, edhe kësaj here burri portokalli po luan me bastin më të madh të mundshëm.
Përtej halleve të burrit portokalli, i cili në fund të fundit i ka punët e tij në terezi, problemi këtu është fati politik i Shqipërisë. Pasi ne vendosemi para një udhëkryqi të rrezikshëm, ngaqë nëse pranojmë të marrim pjesë në NATO-n familjare të Donald Trump-it, atëherë duhet ta harrojmë Bashkimin Evropian. E kjo do të ishte mjaft problematike në të ardhmen.
Edi Rama, mësohet se i ka ngrënë kurrizin dhe po pëshpërit nëpër kancelaritë evropiane se: "Po s'më pranuat shpejt, atëherë do të jem i detyruar të shkoj me Trump-in".
Ndërkaq, kanë rrjedhur edhe pjesë nga përgjigjet e krerëve evropianë për kryeministrin shqiptar: "Duhet të mbash një qëndrim politik se ku do të rrish, jo të shantazhosh".
Para një jave, në Paris, Marco Rubio, sekretari i Shtetit të SHBA-së, e tha hapur se kjo NATO nuk i duhet më SHBA-së, ngaqë nuk e ndihmon, kështu që do të largohet.
Shqipëria gjendet para një udhëkryqi strategjik, që e kthen situatën në kohën e para Konferencës së Londrës, ku vihet në rrezik tërësia territoriale dhe mbijetesa demografike aktuale.
Këtë vendim për të ardhmen nuk mund ta zgjidhë as një kryeministër që e urrejnë më shumë se gjysma e njerëzve, as klasa politike aktuale e atrofizuar. Duhet një debat kombëtar, me njerëzit më të zgjuar e të urtë, e më pas vendimi t’i lihet qytetarëve se ku duhet të rrijmë: me SHBA-në apo Europën, sepse zgjidhje të mesme duket se nuk do të ketë.
Po për këtë, së pari duhet shoshitur e gjithë çështja se çfarë na sjell NATO 2.0 dhe çfarë na heq, po ashtu çfarë të mirash do të kemi në Bashkimin Evropian pa ombrellën strategjike të sigurisë amerikane dhe çfarë humbim nëse e braktisim atë pjesë natyrore, jo vetëm gjeografike, por edhe të vlerave shpirtërore që shqiptarët kanë pasur që kur menduan si komb. /Pamfleti
Lajm interesant. Tani vertet e paska sumn ne uje ramaduro. Kam pershtypjen se po u la te vendos vet do bej zgjedhjen e gabuar dhe ka me na mar ne qafe. Ky eshte karkalec qe keshillohet me izraelitet. Duhet ajo qe thoni ju pamflet nje konsultim me mendjet me te zgjume dhe referendum popullor per me vendos.
Me asnjeren, vetem te shtrengojme vehten e tia nisim nga e para e te krijojme me aq sa mundim mbrojtjen kombetare se kali i botes te le ne balte. A nuk na masakroi Roma, Kostandinopoja, Stambolli, Eurokurva (sllave,greke, turq, italiane, autro-hungareze, Britaniket, Gjermanet, Francezet, e tere hordhia e ndyre Euroqene)? Para se tia nisim nga e para duhet te burgosim tradhetaret, te paret e vendit. Le tia fillojme nga e para se vetem kjo na ka mbetur per te mbijetuar. Te vihen ligje strikte ku cdo Shqiptar brenda e jashte vendit te jape nje pagese ose ndihmese te llogaritur sipas disa standarteve e te ndertohet industria ushtarake mbrotese e kontrolluar deri ne qindarken e fundit. Them mufka fiku te pabera, jo. Shqiperia ka aq njerez te ndershem e patriote qe ta bejne perseri Shqiperi e t'i heqin emrin poshterues Skipeli.
Paske ngrene ronde dje, e je nrejt me ondra..
"Do te qendrojme me Ameriken apo me Europen" eshte nje pyetje e shtruar gabim! Me Trump apo me Europen do te ishte pyetja e drejte. Dhe te shkosh me Trump sot, mendoj se do te thote te jesh kunder Amerikes pas shume pak kohesh. Keshtu do humbisnim edhe USA edhe BE.
Shqiperia, beji mutin te gjitheve. Vetem ke ecur e vete je mbrojtur ne histori. Te gjithe te afrohen kur ke pasuri, ke gruan, motren e vajzen te bukur. Mos e harroni kete o te mjere. Pse e thashe o te mjere, se pse keni degjeneruar ne ate shkalle sa te quheni te mjere. Ne jemi vend aq i vogel sa nuk i bejme as mire e as keq edhe te madhit e te voglit. T'majt e jotja, kon pas thone Tironsit e vjeter, kaq.
Ku pyet Ramsi per te miren e Popullit, do shkoje te USA sapo ta thirre...
Koha perseri e solli qe ne Shqiptaret te dalim te humbur ose te behemi theror per te tjeret. Shqiptaret u bene theror i perandorise osmane, u bene theror iGjermanise ne luften e pare e te dyte boterore dhe tani behet theror i Europes plake.... Valle nuk eshte kjo Europe qe Shqiperise i vendos kushte mbi kushte per ta pranuar ne Europen e bashkuar. Kush e ka fajin Shqiperia apo Europa ?????. Megjithate mendoj te behet refendum popullor se cfare politike duhet ndjekur ne te ardhmen dhe ti kerkohet SHBA qe Shqiperia te kete statusin e Porto Rikos si shteti i 52 i USA para se te ndahet nga Europa.
Ne duhet te jemi me ata qe do na garantojne teresine territoriale Kosoven si dhe perparimin dhe standartin ne cdo fushe. Mos harrojme qe Evropa na coptoi.
Merre, ne egzistojme si shtet fale Presidentit USA Wilson . Po te ishte per Europen Kosova nuk do clirohej kurre !
Kanë një zgjidhje për Edi Ramën. Gjysmën e menderes ta vendos në karrigen e Izraelit dhe gjysmën e menderes ta vendosi në karrigen e Trampit. Sali Berisha gjysmën e menderes ta vendosi në karrigen e Iranit dhe gjysmën e menderes ta vendosi në karrigen e europianëve. Karrigen e pushtetit ta ndajnë vllazërisht. Gjysëm karrige Edi dhe gjysmën Saliu. SPAK nëse ju vendos një tollumbace poshtë karriges dhe jua shpon, këta do ikin me vrap me shpejtësinë e dritës në drejtim të paditur. Por SPAK nuk e fryn dot tollumbacen sa të pëlcas.Pse? E dinë ata të karrigeve.
Sinqerisht ju jeni strateget me te medhenj qe nga koha e qepes. Bravo, pa ju caroministri global nuk do te mbijetonte asnje sekonde. Edhe edver hoxha dhe zorrosi do ju kishte zili per linjen tuaj konseguente marksiste. Perpara per fitorje te reja
Kurva kur është e re kapardiset e stoliset se kujton se do jete gjithnje e preferuar e pasi i vyshjet lekura e nuk i ben më dobi makiazhi e hedhin me mes te kater rrugeve e perfundon ne lypsare.
Duhet referendum i gjithe shqipetareve (Shqiperi Kosove). Lenja ne dore te Rames eshte vetem ne nje toke rezerve ne sherbim te Izraelit. Shqiptaret do zhduken si komb.
Ne qofte se pretendojme per nje shqiperi natyrale me duket se tani eshte momenti mik i mire eshte ai qe fjalen e thene e gersheton me punen e bere dhe per kombin tone kete e ka bere vetem usa.
Premisa e këtij shkrimi nuk qëndron. NATO 2.0 të përshkruar këtu nuk ka. Aleanca ShBA-Shqipëri-Azerbajxhan-Malajzi është e pamundur. Z. Trump nuk mund të zhbëjë Aleancën aktuale pasi është kompetencë e dy Dhomave të Kongresit.
Shqipëria është pjesë e kontinentit Evropjan. Evropa është atdheu ynë. Na pëlqen nuk na pëlqen këtu na krijoi Zoti e këtu do zhdukemi!