TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Prill 2026, 22:18

“Nuk dua t’i shkaktoj traumë PS-së tani, boll ka”, Braçe: Më intereson beteja politike, unë si qokë karriere nuk rri

Shkruar nga Pamfleti
“Nuk dua t’i shkaktoj traumë PS-së tani, boll ka”,
Erion Braçe

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka folur për ambicien e tij për kryebashkiak të Tiranës.

Ai theksoi se gjithçka duhet të vijë përmes një procesi të hapur dhe të ndershëm brenda partisë. Sakaq, për Ogerta Manastirliun, ai tha që nëse del ajo nga procesi, atëherë le ta përfaqësojë ajo PS, ndërsa shtoi se nuk merret me individë.

Ai kërkoi një proces real dhe transparent për përzgjedhjen e kandidatit, ndryshe nga ai i mëparshmi që, sipas tij, ishte vetëm formal.

Nëse ka një proces të lirë dhe të hapur, pa trysni dhe pa ndikim nga presidiumet, patjetër. Lajmin nga mbledhja e asamblesë së njësisë nr. 5 nuk e kam nxjerrë unë. Doja që të mbetej brenda partisë, sepse nuk mendoj se duhet t’i shkaktojmë një traumë PS-së në këtë moment, pasi ka mjaft probleme.

Askush nuk mund të më besojë se jam i pavarur pas 30 vitesh si deputet i PS-së. Unë kërkoj një proces real brenda partisë, ndryshe nga ai i shtatorit të vitit të kaluar, që ishte vetëm një njoftim.

Unë jam socialist. Nëse nga ky proces del një kandidat tjetër, patjetër që duhet të jetë ai/ajo që përfaqëson PS-në, siç është rasti i Manastirliut”, tha ai në një intervistë për “Top Story” në Top Channel.

Ai u shpreh se i intereson beteja politike me përmbajtje, teksa shtiu se nuk qëndron kot në politikë. Duke iu drejtuar panelit në program, ai u shpreh se “e nënvlerësoni shumë PS-në”.

Ajo që mua më intereson është beteja politike me përmbajtje. Si kukull apo si qokë karriere unë nuk rri. Tirana ka një problem shumë të madh nuk vetëqeveriset dhe as nuk qeveriset.

Nuk me intereson ndarja territoriale, nuk më intereson pushteti real i vendoreve. Sot që flasim nuk është kjo.

Ka gjëra që janë bërë mirë në këtë qytet, në kohë të ndryshme. Industria e ndërtimit në qytet nuk ka standard qytetar. Nuk ka standard qytetar, nuk ka etikë, më vjen mua në penxhere ajo karabinaja që ndërtohet atje.

Unë mendoj që është çështje standardesh. Kërkoj standard të ri në këtë qytet, kur më erdhi tjetri e më zuri dritën. E nënvlerësoni shumë PS-në, realisht po jua them”, tha Braçe.

brace ps

Lini një Përgjigje