TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Prill 2026, 16:33

“Do të të rrjep si kec”/ Rikthehet kaosi në Kuvend, gjuajtje me shishe, kërcënime dhe përplasje mes deputetëve

Shkruar nga Pamfleti
“Do të të rrjep si kec”/ Rikthehet kaosi në Kuvend,
Balla debate me Elda Hotin

Debatet shpërthejnë për 2 prillin, përfshihen kërcënime, ndërprerje dhe incidente fizike

Seanca e sotme plenare në Kuvend u zhvillua në një klimë të tensionuar, me përplasje të forta mes mazhorancës dhe opozitës, që në nisje të saj.

Shkak për debat u bë propozimi i kreut të grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, për të mbajtur një minutë heshtje në nderim të 35-vjetorit të ngjarjeve të 2 prillit 1991 në Shkodër, ku humbën jetën katër të rinj gjatë protestave kundër regjimit komunist.

“Do të të rrjep si kec”/ Rikthehet kaosi në Kuvend,

Opozita e cilësoi këtë kërkesë si provokim, ndërsa sekretari i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, lëshoi akuza të forta në sallë:

Jeni bandë dhe keni vënë në krye të grupit një kryebandit”, deklaroi Noka në drejtim të Ballës.

Debati degradoi më tej kur Noka përdori gjuhë të ashpër edhe ndaj Niko Peleshit, i cili i tërhoqi vëmendjen për fjalor të papërshtatshëm dhe ndërprerje të seancës.

Mund t’i bini foltores sa të doni, me dhunë nuk merret fjala”, u shpreh Peleshi.

“Do të të rrjep si kec”/ Rikthehet kaosi në Kuvend,

Situata në sallë doli jashtë kontrollit kur deputetët e opozitës bllokuan foltoren, duke mos lejuar vijimin normal të seancës. Në një moment tensioni, deputetja Elda Hoti i mori kartën e votimit deputetes socialiste Bora Muzhaqi, duke e penguar të fliste.


Për shkak të kaosit, kryetari i Kuvendit ndërpreu seancën për 5 minuta, por përplasjet vijuan edhe gjatë pushimit. Flamur Noka hodhi një shishe uji në drejtim të Taulant Ballës dhe e kërcënoi rëndë.

Do të të rrjep si kec. Je ai që kërcënon dhe shantazhin deputetet e opozitës. Të rrjep si kec. Të bëj atë që as nuk të shkon në mendje”, mësohet t’i ketë thënë Noka.

“Do të të rrjep si kec”/ Rikthehet kaosi në Kuvend,

Tensionet vazhduan edhe pas rikthimit në sallë. Një tjetër incident u regjistrua kur Noka shtyu deputetin e PD-së Gent Strazimiri drejt foltores për të vijuar përplasjen me Gardën.

Debatet përfshinë edhe përplasje të forta verbale mes deputeteve Albana Vokshi dhe Bora Muzhaqi, me akuza personale dhe gjuhë të ashpër, që e përshkallëzuan më tej situatën në sallë.

Ndërkohë, deputetja Jozefina Topalli riktheu në sallë shprehjen e njohur “kape për zhelesh e nxirre përjasht”, duke kërkuar ndërhyrje ndaj Ballës për gjuhën e përdorur.

Nga ana tjetër, Taulant Balla mbrojti propozimin për 1 minutë heshtje, duke theksuar se ishte kërkesë e deputetëve të Shkodrës.

Deputetët e Shkodrës kanë kërkuar që grupi ynë ta propozojë në këtë 35-vjetor mbajtjen e 1 minutë heshtje në përkujtim të dëshmorëve të demokracisë, PS i respekton të gjithë dëshmorët. Skenarët e porositur dhe humbja e largpamësisë politike që kuvendi të gjente një momentin për të mbajtur 1 minutë heshtje, nuk propozova të mbahej menjëherë, por të gjehej një moment për të organizuar një gjë të tillë. Ato që thatë për PS, ajo është një çështje për të cilën Ruçi ka dalë me dëshirë para dritësisë dhe drejtësia ka folur qartazi sa i përket çdo lloj insituate politike. Keqardhje për këtë degradim”, tha Balla.

Për shkak të situatës së tensionuar dhe, sipas mazhorancës, dhunës verbale dhe fizike në sallë, Balla kërkoi mbylljen e diskutimeve dhe kalimin direkt në votim, kërkesë që u miratua me votat e shumicës.

"Edhe kur në sallën e kuvendit shqiptar deputetët kërcënohen me jetë se nuk do të vijnë më të gjallë në sallë, kur një deputete tjetër i thotë “nuk shkel më këtu”, kur deputetët goditen për shkak të detyrës me mjete të forta, me këtë kusht provokim mbylljen e diskutimit dhe kalimin për votim, ju lutem ta hedhim për votim kërkesën time", tha Balla. Pas rreth dy orësh debatesh, Kuvendi kaloi në votimin e akteve në rendin e ditës.

Mazhoranca miratoi projektligjet me shumicë votash, ndërsa u rrëzua nisma e deputetit Klevis Balliu për  dministrimin e pasurive të sekuestruara.

Gjithashtu, Denar Biba u zgjodh anëtar i Autoritetit të Konkurrencës me 75 vota pro, ndërsa Diana Dervishi u votua anëtare e Këshillit Drejtues të AKEP.

Projektligjet kryesore morën mesatarisht nga 78 deri në 80 vota pro, pa abstenime, ndërsa votat kundër ishin të pakta dhe kryesisht nga opozita. /Pamfleti

kuvend debate

Lini një Përgjigje