Kreu i grupit të PS, Taulant Balla teksa ka marrë fjalën në Kuvend është kundërshtar nga opozita.
Deputetët e PD kanë goditur me duar tavolinat dhe kanë kërkuar që Balla të nxirët jashtë.
Ata janë afruar në ulëset e PS, duke mos lejuar që të mbajë fjalën kreu i grupit të PS.
Madje deputeti i PD, Flamur Noka, gjatë kohës që seanca ishte në pushim për shkak të rrëmujës që u shkaktua në sallë, ka kërcënuar rëndë Taulant Ballën.
“Do të të rrjep si kec. Je ai që kërcënon dhe shantazhin deputetet e opozitës. Të rrjep si kec. Të bëj atë që as nuk të shkon në mendje”, i ka thënë Noka- Taulant Ballës.
Më parë Noka gjithashtu ka tentuar dhe të godasë me shishe ujë Ballën.
Ishte një propozim i kreut te grupit të PS, Taulant Balla për 1 minutë heshtje në nderim 35-vjetorit të masakrës së 2 prillit 1991, kur 4 të rinj u vranë në protestën e fundit kundër regjimit komunist, u bë shkak për një tjetër përplasje mes opozitës dhe mazhorancës në sallën e Kuvendit.
Pas tij ishe kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i tha kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi se ai po “e çon Parlamentin në konflikt fizik”.
“Përgjegjës jeni ju”, tha ai.
Më tej, u shpreh se Taulant Balla, provokoi familjet e 4 dëshmorëve të PD-së.
“Provokon dhimbjen e tyre, kërkojmë fjalën…Me kë tallet ai?!”, u shpreh Bardhi duke pretenduar se “Balla ka kërcënuar deputetet e PD-së”.
“Nëse biem dakord, jemi të detyruar në fakt, që ky Parlament të udhëhiqet nga një rregullore, ta respektojmë të gjithë bashkë! S’jemi në kafene këtu!”, tha Peleshi në replikën e tij.
Cmimi i karburantit rritet 20%, buka e krypa shtrenjtohen dhe keta merren me budallalliqe. Hikni qe andej se ju paguajme per hallet tona e jo per karriget tuaja..