TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Prill 2026, 14:20

“Ta tregoj unë ty”/ Elda Hoti përplaset me Ballën: Pse kush jam unë shoqja jote?

Shkruar nga Pamfleti

“Ta tregoj unë ty”/ Elda Hoti përplaset me Ballën:

Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar nga tensione dhe përplasje mes mazhorancës dhe opozitës, duke çuar në ndërprerjen e përkohshme të punimeve.

Situata u tensionua pasi kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, i ndërpreu fjalën deputetit të opozitës Flamur Noka. Në reagim, deputetët e opozitës bllokuan foltoren, duke penguar vijimin normal të seancës.

Më pas, Peleshi i dha fjalën deputetes së PS-së, Bora Muzhaqi, por në momentin që ajo nisi të flasë, deputetja demokrate Elda Hoti iu afrua dhe i hoqi kartën e mikrofonit, duke shkaktuar përplasje të drejtpërdrejtë në sallë.

Në debat u përfshi edhe Taulant Balla, i cili pati një shkëmbim të ashpër me Hotin. Ai iu drejtua asaj me fjalët: “Ta tregoj unë ty…”, ndërsa deputetja iu përgjigj: “Pse kush jam unë, shoqja jote… Kush je ti?!”.

Pas këtyre tensioneve, seanca parlamentare u ndërpre për disa minuta.

niko peleshi flamur noka kuvend

Lini një Përgjigje