Seanca në Kuvendin e Shqipërisë u përfshi nga kaosi, ndërsa Kryeparlamentari Niko Peleshi, ndërpreu punimet për disa minuta, pas një përplasjeje mes deputetëve të pozitës dhe opozitës.
Pas rreth 4 orësh nga momenti i nisjes së punimeve të Kuvendit, me debate mes palëve për rrezikun nga sulmet iraniane apo lidhjet e Policisë me krimin, tensionet përfshinë sallën e Parlamentit, pasi Peleshi i komunikoi Flamur Nokës dy masa disiplinore.
Ky ishte momenti kur deputetët e PD u çuan në foltoren e Kuvendit dhe një pjesë e tyre, mes të cilëve Elda Hoti dhe Gazment Bardhi, shkuan pranë vendeve ku qëndrojnë ulur deputetët socialistë.
Në një moment, Hoti i ka marrë kartën Bora Muzhaqit, ndërsa Bardhi debatonte me disa nga kolegët socialistë.
Debatet
Peleshi: Zoti Noka po ju tërheq fjalën
Noka: S’më kërcet mua se ca tërheq ti. Tërhiq ato 60 mega në Kolonjë se ato të mbajnë peng. Nga ushtar i Ramës, je shndërruar në ushtar të vrasëses të Xhavit Gurrës, s’ka ndodhur kurrë kjo që ka ndodhur. Të flasë këtu në emër të popullit të maxhoranvës, 009, Toyota Yaris, dhe të përfaqësojë pushtetin dhe maxhorancën, ushtari i Suel Çelës, personi 009 që gjendet në dosjet që Britania e Madhe disponon në trafikun e drogës, apo në dosjet e Brukselit, kjo tregon se jeni katandisur në bandë. Ti më dhimbsesh, ai 60 megëshi ty do të tërheqë dhe do të zhburrnojë
Peleshi: Po merrni masën e dytë disiplinore, s’mund të bëni asgjë me dhunë.
Noka: A të dogji? E vërteta nuk fshihet, mos harroni.
NOCKA, NOCKA