Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka akuzuar kryeparlamentarin Niko Peleshi se nuk po zbaton Rregulloren e Kuvendit dhe se nuk ka guximin t’i kërkojë kryeministrit Edi Rama të paraqitet në seancë për t’iu përgjigjur pyetjeve të opozitës.
Gjatë fjalës së tij, Bardhi ngriti gjithashtu shqetësimin e përsëritur nga opozita lidhur me mungesën e përgjigjeve nga institucionet shtetërore ndaj kërkesave për informacion të deputetëve.
Ai kritikoi mënyrën e funksionimit të Kuvendit dhe delegimin e përgjegjësive nga ana e kryeministrit, duke theksuar se kjo cenon standardet demokratike dhe procesin e integrimit europian.
“Kur dëgjonim ministrat për pak u bindëm që duhet të integrohemi në Singapor jo në BE. Procesi i integrimit kërkon që Kuvendi të veprojë në mënyrë demokratike por Rama nuk pranonin të vijë në Kuvend dhe detyrimet ia delegon ministrave. Ju e keni degraduar këtë Kuvend për shkak të paaftësisë suaj dhe nuk keni guxim t’i kërkoni Ramës të vijë këtu.
Kam këtu dhjetëra kërkesa të kolegëve deputetë që kërkojnë informacione dhe institucionet dhe ministritë nuk kthejnë përgjigje.
6 kërkesa në disa ministri, KESH dhe AIDA, ka dorëzuar Enno Bozdo, por nuk merr përgjigje prej 4 muajsh. Njëjtë edhe deputetja Albana Vokshi”, tha Bardhi.
Lini një Përgjigje