TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Prill 2026, 14:36

Tensione në Kuvend, Noka lag me shishe uji Ballën pas ndërprerjes së seancës

Shkruar nga Pamfleti

Tensione në Kuvend, Noka lag me shishe uji Ballën pas ndërprerjes

Seanca e sotme në Kuvend është shoqëruar me tensione dhe incidente mes deputetëve, duke çuar në ndërprerjen e saj nga kryeparlamentari.

Një nga momentet më të forta është regjistruar pasi janë fikur kamerat, ku deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka lagur me ujë ministrin Taulant Balla, duke shtuar më tej përplasjet në sallë.

Më herët gjatë seancës, deputetja e PD-së, Elda Hoti, i ka marrë kartën e deputetes së Partisë Socialiste, Bora Muzhaqi, duke mos e lejuar të flasë. Kjo ndodhi në momentin kur Muzhaqi mori fjalën nga vendi, ndërsa foltorja ishte e bllokuar fillimisht nga Flamur Noka dhe më pas nga deputetë të tjerë të opozitës.

Situata është tensionuar edhe më tej nga një debat verbal mes Elda Hotit dhe Taulant Ballës. Në një moment, Hoti i është drejtuar Ballës me fjalët: “Kujdes kur flet me mua? Pse kush jam unë shoqja jote?”

 

Lini një Përgjigje