TAGS-AT E JAVËS

Politike 2 Prill 2026, 15:48

“Kape për zhelesh, nxirre jashtë”, Topalli rikthen shprehjen ‘e famshme’ në Kuvend

Shkruar nga Pamfleti
“Kape për zhelesh, nxirre jashtë”, Topalli rikthen
Jozefina Topalli

Seanca e sotme në Kuvend është shënuar me tensione dhe përplasje. Deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, ka kërkuar përjashtimin e Taulant Ballës nga seanca, duke rikthyer edhe thënie e saj të famshme.

Topalli e akuzoi Ballën për intimidim ndaj deputeteve të opozitës dhe për provokim, duke iu referuar edhe kërkesës së tij për një minutë heshtje në nder të dëshmorëve të 2 prillit në Shkodër.

Duke iu drejtuar kryesuesit të seancës, ajo u shpreh: “Kur një burrë provokon mbi të vdekurit dhe merret me gra, ka vetëm një shprehje… Merre zoti kryetar kape për zhelesh e nxirre jashtë”.

Ndërkohë, kryesuesi i seancës, Niko Peleshi, reagoi me ironi ndaj deklaratës së saj, duke thënë: “S’ma merrte mendja se do vinte dita të përdornim togfjalëshin ‘kape për zhelesh’, mendova se i kishim thënë lamtumirë”.

Ngjarja vjen në vijim të një seance të mbushur me tensione, debate të forta dhe përplasje të vazhdueshme mes mazhorancës dhe opozitës.

jozefina topalli

Lini një Përgjigje