Pak ditë më parë pas daljes nga SPAK, Mustafa Martinaj deklaroi se i biri është vrarë në Durrës dhe kritikoi institucionet për mungesë veprimi.
Ministri i Brendshëm Besfort Lamallari ka shmangur përgjigjen kur u pyet nga gazetarët lidhur me deklaratën e babait të Ervis Martinajt dhe mbi fatin e tij.
Ai sqaroi se nuk mund të japë komente për një çështje që është në hetim dhe që trajtohet nga organet kompetente. Sipas tij, çdo vlerësim për ecurinë e hetimeve i takon prokurorit të çështjes dhe strukturave të policisë gjyqësore.
“Kjo ngjarje që ju referoni është një ngjarje konkrete që do të thotë se kërkesa juaj për koment nga ana ime nuk mund të adresohet sepse do të kërkonte përfshirjen e një titullari politik në çështje operacinale
Vlerësimin mbi nivelin e hetimeve të bëra nga policia e shtetit e bën vetëm prokurori i çështjes. Këto informacione i disponojnë vetëm oficerët e policisë gjyqësore dhe hierarkia e tyre dhe porositë e deleguara nga prokurori i çështjes që bëjnë vlerësimin e nivelit të hetimit. Kështu që nuk mund të ketë asnjë koment nga ana ime aq më tepër për afate, sepse afatet përcaktohen nga kompleksiteti i çështjes”, tha ministri i Brendshëm.
Pak ditë më parë, pas daljes nga SPAK Mustafa Martinaj deklaroi se i biri është vrarë në Durrës dhe kritikoi institucionet për mungesë veprimi.
“Fatin e djalit tim e dinë të gjithë, përveç medias dhe Prokurorisë. Djali im është ekzekutuar në Durrës, si nga e di?! Jam babai pra! Dhe për këtë çështje kam dhënë shpjegime para shpjegimeve të Byrosë Kombëtare të Hetimit ku jam paraqitur me iniciativën time, kam ardhur vetë 2 muaj pas ngjarjes. Këta nuk duan ta hetojnë dhe ia kanë lënë Kurbinit.”, tha Mustafa Martinaj.
I pyetur nga mediat nëse është i interesuar tek Prokuroria e këtij qyteti se çfarë po bën me hetimet, ai tha “nuk kam për çfarë të interesohem. Nuk kam fuqi as për hakmarrje. Kam ardhur se më ka thirrur gjykata, jam invalid, kam bërë disa ndërhyrje shëndetësore. Këta merren me vogëlsira dhe nuk merren me gjëra madhore”.
Ervis Martinaj është i zhdukur që prej 8 gushtit 2022 dhe nuk ka të dhëna zyrtare për vendndodhjen e tij.
Lini një Përgjigje