Për kryebashkiakët, Rama tha se nuk do të ketë asnjë kandidat që do të marrë miratimin për të rikandiduar, pa 10 kontrata të firmosura në kuadrin e Paketës së Maleve dhe pa 3 ndërmarrje të përbashkëta.
Ditën e sotme në orën 11:00 , kryeministrit Edi Rama do të mbledhë në Pallatin e Kongreseve në Tiranë krerët e bashkive.
Mbledhja organizohet në kuadër të turit “Punët e Shqipërisë” dhe do të zhvillohet pa praninë e mediave.
Takimi pritet të përqendrohet te çështjet që lidhen me pushtetin vendor. Një nga temat kryesore mbetet Paketa e Maleve, për të cilën kërkohet angazhim i shtuar nga kryebashkiakët. Kryeministri ka lidhur mundësinë e rikandidimit të tyre me progresin në këtë nismë.
Gjatë ditëve të fundit, Rama ka zhvilluar takime me strukturat e Partisë Socialiste në Tiranë, në funksion të përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme vendore. Në këtë mandat të katërt qeverisës, mazhoranca vendos theks edhe te procesi i integrimit në Bashkimin Europian.
Më 21 mars, Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste u mblodh në Durrës për më shumë se tre orë, duke hapur procesin e brendshëm elektoral. Sekretari i Përgjithshëm Blendi Klosi analizoi rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2025 dhe përcaktoi afatet për riorganizimin e strukturave.
Në këtë kuadër, Rama ka dhënë orientime për zgjedhjet e vitit 2027, duke u ndalur te negociatat me Bashkimin Europian, reformat në drejtësi, administratë dhe shërbime, si dhe rëndësia e qarkut të Tiranës.
Procesi i brendshëm pritet të mbyllet më 12 qershor 2026, në përvjetorin e 35-të të Partisë Socialiste, me fokus te komunikimi me anëtarësinë dhe organizimi i strukturave.
Për kryebashkiakët, Rama tha se nuk do të ketë asnjë kandidat që do të marrë miratimin për të rikandiduar, pa 10 kontrata të firmosura në kuadrin e Paketës së Maleve dhe pa 3 ndërmarrje të përbashkëta.
“Kemi shumë aplikime dhe kemi vendosur një normë, një objektiv që të gjitha ata kryetarë bashkish që duan të rikandidojnë, nuk mund të rikandidojnë edhe sikur të kenë bërë mrekullira, nuk mund të rikandidojnë nëse nuk kanë vënë me firmë 10 kontrata minimumi për Paketën e Maleve. Në momentin që hapet kjo rrugë të tjerët vijnë më lehtë. Ju keni dëgjuar që kjo paketa e maleve është bërë për oligarkët, por këtu në Shqipëri nuk ka oligarkë.
Kjo fjalë është shpikur nga ata që u ka ngelur në grykë fjala kulakë. Paketa e Maleve është krejt e kundërta, lidhet drejtpërdrejt me njerëzit që kanë një pronë të trashëguar dhe nuk e zhvillojnë dot sepse nuk kanë titullin e pronësisë. Ky person përfiton një procedurë shumë të shpejte dhe më pas financim. Ne jemi në mandatin e katërt që do të thotë shumë gjëra nuk kanë qenë siç janë. Gjërat janë përmirësuar shumë, kjo edhe për prokurimet.
Ne kemi kaluar nga të fundit, në të parët për prokurimet publike. Shërbimet po ashtu, e-Albania ka ndryshuar jetën e njerëzve, ky është fakt. Kemi shumë gjëra për të përmirësuar atë proces. Është shumë e rëndësishme që në këtë proces me përzgjedhjen e organizatës të mos jetë një procedurë formale.”, u shpreh kryeminsitri në 28 Mars.
Plehra rilindje e ka vendin në plehra bashkë me oligarkët e saj që rrjepin Shqipërinë çdo ditë.Ska patur pëllëmbë toke pa pronar në Republikën e Shqipërisë në vitin 1945.Kurse shteti ka patur pronar vetëm mutin e shqiptarëve.Këllira që keni shkatërruar katastrofën e kenë vjedhur gjithcka,kujt i'a shitni paketën e djallëve ..Shqiptarët nuk janë komb pa memorie...