TAGS-AT E JAVËS

Politike 3 Prill 2026, 12:31

"Do të të rrjep si kec"/ Përplasjet Noka - Balla në Kuvend, Spiropali 'shigjeton' PS: Konflikt banal, Parlamenti po dështon

Shkruar nga Pamfleti

Ky reagim i Spiropalit për Kuvendin, vjen pas kritikave në mbledhjen e grupit parlamentar të PS dhe disa mesazheve ‘të koduara’ që dukeshin se i referoheshin kryeministrit.

"Do të të rrjep si kec"/ Përplasjet Noka - Balla
Balla dhe Spiropali

Seanca e fundit e Parlamentit ditën e djeshme u shoqërua me përplasje të forta mes deputetëve Taulant Balla dhe Flamur Noka.

Ish kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, ku paralajmëron se Parlamenti nuk po ushtron më rolin e tij kontrollues dhe nëse ky model vazhdon, rrezikohet funksionimi i vetë Republikës Parlamentare.

Sipas ish-kryetares së Parlamentit, konflikti banal po zëvendëson funksionin.

"Kriza e Parlamentit është kriza e Republikës Parlamentare.

Dje në Parlament nuk pamë vetëm tension. Pamë një mekanizëm që po dështon të prodhojë politikë.

Kjo që po ndodh në Parlament nuk është diçka e panjohur për politikën.

Konflikti ka qenë gjithmonë pjesë e saj. Por sot problemi nuk është konflikti në vetvete. Problemi është se konflikti banal po zëvendëson funksionin.

Parlamenti nuk po arrin më të ushtrojë rolin e tij përfaqësues dhe kontrollues. Në vend që të jetë hapësira ku përfaqësohen interesat e shoqërisë dhe ku kontrollohet qeverisja dhe institucionet, ai po kthehet në një arenë ku energjia po shpërdorohet pa prodhuar drejtim.

Kur funksioni atrofizohet, pasoja e parë është bjerrja e besimit. Dhe kur bie besimi, nuk dobësohet vetëm Parlamenti, por vetë ideja e Republikës Parlamentare.

Sepse një Republikë Parlamentare nuk mbahet vetëm me procedura. Mbahet me funksion. Me debat që prodhon kuptim. Me kontroll që prodhon përgjegjësi.

Nëse kjo vazhdon, rreziku nuk është thjesht një Parlament i dobët. Rreziku është që Republika Parlamentare të mbetet vetëm formë, dhe jo përmbajtje.

Europa kërkon nga ne atë që duhet të kërkojmë nga vetja: institucione që funksionojnë, jo vetëm që ekzistojnë.", shkruan ish kryetarja e Kuvendit.

Gjatë seancës së djeshme Taulant Balla debatoi ashpër me Elda Hotin, pasi kjo e fundit tentoi të merrte kartën e mikrfonit.

Hoti iu drejtua Ballës me fjalët “kujdes kur flet ti me mua”, ndërsa ky i fundit i tha “ta tregoj ynë ty”. Ndërkaq në një tjetër episod gjatë tensioneve, Flamur Noka goditi me shishe uji Taulant Ballën.

“Do të të rrjep si kec, të bëj atë që nuk të shkon në mendje”, mësohet t’i ketë thënë Noka-Ballës gjatë përplasjeve në sallë, ku dhe e goditi me shishen e ujit.

Ky reagim i Spiropalit për Kuvendin, vjen pas kritikave në mbledhjen e grupit parlamentar të PS dhe disa mesazheve ‘të koduara’ që dukeshin se i referoheshin kryeministrit.

 

spiropali kritika socialistëve përplasjet noka - balla në kuvend

1 Komente

  1. T
    Tony

    Me keto fjale kercenuese ne boten e qyteteruar perfundon ne burg e ne Parlamentin, Kuvendin, Llapaqenin tone është si kafeja e mengjesit. Më duket se ka ardhur koha që populli Shqiptar të qeveriset nga Kuvendet e Burrave.

    Lini një Përgjigje