Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë një deklaratë të fortë publike, teksa ka deklaruar se biznesmeni Ergys Agasi është dhunuar rëndë rreth dy javë më parë.
Sipas Berishës, Agasi është rrahur brutalisht dhe më pas është dërguar për trajtim në një spital privat, ndërsa informacioni, sipas tij, vjen nga ajo që e cilëson si “qytetari dixhital”.
Po ashtu Berisha deklaroi se ndaj Agasit nuk ka një urdhër arresti ndërkombëtar, ndërsa mandati i arrestit në Shqipëri, sipas tij nuk ka vlerë, pasi “mbrohet nga shtetit”.
“Dy javë Ergys Agasin e kanë rrahuar shumë keq, e kanë shtruar në dru. Sipas qytetarit dixhital është dërguar në një spital privat. Por duhet të dijë një gjë Erygs Agasi, se mbrohet nga shteti. Nuk ekziston mandat ndërkombëtar arresti për Ergys Agasin. Kurse mandati në Shqipëri është i pavlerë, sepse atë policia nuk e arreston. Ai ka hequr ministra. Këto janë zhvillime për këtë prestonome të Edi Ramës”, tha Berisha.
"prestonome", "propoganda", "kodi omerta" "Siciliste"..politikane injorante dhe gazetaret..po ashtu!
Lolo i Berishes lolo i Rames = Lolo i Beogradit.